Nxënëse dhe nxënës nga klasa e 8 dhe 9 njihen me Walter Thorwartl, një autor austriak , që shkruan libra për fëmijë dhe për të rinj

Më 16.2.2016 u bë një prezatim në bibliotekën e shkollës për nxënëse dhe nxënës nga klasa e 8 dhe 9, ku ata u njohën me Walter Thorwartl, një autor austriak, që shkruan libra për fëmijë dhe për të rinj.
Në fillim të prezantimit Sibora nga klasa 9b lexoi biografinë e autorit.
Më pas Eridona 8a dhe Din Imaan nga 8b lexuan një intervistë me Walter Thorwartl. Në intervistë kishte pyetje si: çfarë domethënie ka për autorin të lexuarit dhe të shkruarit, nëse ai beson se tregimet mund të kenë ndikim tek realiteti apo edhe ta ndryshojnë atë, cili do të kishte qenë profesioni i tij nëse ai nuk do të ishte bërë shkrimtar dhe pse ai shkruan pikërisht për fëmijë dhe për të rinj. Në vijim u diskutuan tre libra, të cilët, Walter Thorwartl ia kishte dhuruar bibliotekës së shkollës, në sasi të mjaftueshme për të lexuar një klasë, para disa vitesh kur ai vizitoi shkollën austriake„Peter Mahringer“
Ishte një aktivitet i arrirë pasi shumë nxënës morën për të lexuar një libër, për tu zhytur në historitë e frikshme, emocionuese dhe misterioze.

17.02.2016 Rotraud Schrempf Morawetz
Fotos: Markus Offner

IMG_0935

IMG_0942

IMG_0948

IMG_0956

IMG_0959

IMG_0968