“MOS HARRO KURRË SE TË DUA”

Në kuadër të lëvizjes kombëtare “Stop dhunës”, më 05.02.2016 u vu në skenë në sallën “Ilirikum” të kishës Franziskane drama “Mos harro kurrë se të dua” nga nxënësit e shkollës austriake “Peter Mahringer”.
Personazhi kryesor i dramës, Ina, një vajzë 15 vjeçare e cila ka humbur nënën, jeton në mjëdisin e një familjeje të re të porsakrijuar me vështirësitë dhe problemet e zakonshme. Bota shpirtërore e Inës disi e ndrydhur nga ngjarjet familjare do të ndikojë edhe në sjelljet e saj në shoqëri, edhe në përqendrimin në shkollë në sjelljen brenda familjes etj. Këto ndryshime në karakterin e Inës të detyruara nga vështirësitë e jetës fillimisht nuk kuptohen nga të tjerët. Kërkohet të ndreqen me egersi me fjalë dhe vepra që transformohen shpesh në dhunë verbale ndaj vajzës dhe nganjeherë precipitojnë edhe në dhunë fizike. Këtu përfshihen shpesh edhe njerëzit më të afërt dhe të dashur si babai, shoqja e ngushtë e Inës e pastaj edhe mësues të shkollës ku mëson. Në thelb njerëzit që e rrethojnë e duan Inën, por ato shpesh nuk e kuptojnë shpirtin e trazuar të vajzës. I pari që do të reflektojë për të ndrequr gabimin është njeriu më i afërt i Inës babai dhe pastaj edhe te tjerët.
Mesazhi që përcollën këto nxënes që, në mënyre të thjeshtë por me shpirt kanë përgatitur skenat e ngjarjeve, të cilat janë reale në jetën e përditshme është: vetëm fjala e mirë dhe veprimet e paqta janë fitimtare për njeriun, janë arma më fortë e shoqërisë njerëzore
Në falenderim i madh për realzimin kaq me sukses të dramës shkon për skuadrën: Irsa Golemi (8a), Getruda Rrotani, Denis Grabova, Tea Beqi, Iris Musallari, Juela Anamali, Martina Dodmasej, Sidi Beqiraga, Klid Selhani, Lear Sokoli, ,Emanuel Lazri, Eduart Kolndreu, Petro Dingu, Brajan Bushati, Jons Bori, Gjon Vila, Arber Muca, Gerjan Haxhia, Tedi Pacrami (4aS5), Anselma Nika (8b).

Loreta Prela dhe Brunilda Kapcari, 5.2.2106
Fotodrafitë: Hajro Plaku

bruna

IMG_6970

IMG_6975

IMG_6980

IMG_6982

IMG_6985

IMG_6990

IMG_6992

IMG_7000

IMG_7031

IMG_7037