University of New York Tirana

Nëndrejtore znj. Mimoza Pashko dhe profesore e profesorë në „University of New York Tiranë“ bënë një vizitë në Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ në Shkodër.  Gjatë një aktiviteti të përbashkët u bë e mundur që nxënësit e vitit të 4 dhe të 5 të njihnin programin studimor dhe kushtet e ndjekjes së studimeve të larta në UNYT. Nxënëse dhe nxënës nga klasa 3B, Greta Makaj, Raela Salja dhe Rei Ymeraj bënë një prezantim të shkollës sonë.