Dorëzimi i instrumentëve muzikorë për shkollën e Mesme Artistike Prenkë Jakova

Me 2 Nëntor 2010 u dorëzuan nga drejtoresha Gerlinde Tagini instrumentë muzikorë për shkollën e Mesme Artistike Prenkë Jakova Shkodër.

Në ceremoninë festive përveç drejtorëve të të dyja shkollave- së shkollës së Muzikës Prenkë Jakova dhe së shkollës Austriake „Peter Mahringer“, ndër të tjera mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë Rajonale Arsimore Shkodër, Atrida Ferketi. Gerlinde Tagini theksoi në fjalimin e saj interesimin e madh të shkollës Austriake për një bashkëpunim të mirë me intitucionet e tjera arsimore në Shqipëri dhe falenderoi shoqatën Austi–Shqipëri në Vjenë dhe në veçanti MR Alois Söhn, përmes së cilës u bë e mundur dhurimi i instrumentave muzikorë. Nga drejtori i shkollës së Mesme Artistike Prenkë Jakova si falenderim për Gerlinde Tagini për dhuratat bujare iu dorëzua një pikturë e Nënë Terezës.

Foto