Javë trajnimi për mësuesit shqiptarë të IT-së

Në bashkëpunim me fondacionin „Swisscontact“, një organizatë e Bashkëpunimit Zviceran për Zhvillim, u zhvillua në pushimet e semestrit në Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ këtë vit trajnimi i tetë rradhazi për mësuesit shqipatrë të IT-së. Këtë herë u trajtua fusha e „ Sigurisë së rrjetit“. Mësuese dhe mësues të interesuar nga
shkolla të ndryshme nga gjithë Shqipëria udhëtuan për pesë ditë në Shkodër për të përfituar nga mësuesit e shkollës sonë njohuri bazë të konsoliduara në fushën e „Sigurisë së rrjetit“. Njohuritë e fituara në seminar tejçohen përmes këtyre pjesëmarrëve në shumë shkolla shqiptare dhe përmes këtij trajnimi mund të përforcohet në mënyrë afatgjatë sektori i IT-së në Shqipëri.

Mësuesit referues Welat Abdall, Faik Nushi, Adeel Umar dhe Alexander Keminger u mbështetën në përkthimin e referatëve dhe dokumentacionit të seminarit me shumë
angazhim dhe energji nga Anisa Dukaj, Rei Ymeraj, Ormir Gjurgjej, Seida Basha, Sidorela Lulaj, Amela Mraja, Sidni Borshi dhe Dejan Çobaj (të gjithë nxënëse dhe nxënës të vitit të 4). Falenderoj të gjithë ata, të cilët me angazhimin e tyre mundësuan suksesin e këtij seminar!

Alexander Keminger

it_lehrer