Dita e dyerve të hapura

Si çdo vit, edhe kete vit shkolla jonë organizoi ditën e dyerve te hapura. Ajo u zhvillua me date 8 prill 2014. Këtë vit dita e dyerve të hapura u organizua nga klasa 3A. Nxënësit e kësaj klase organizuan gjithcka, që nga marketingu deri tek koordinimi. Ky eveniment filloi në orën 14:00 dhe zgjati afërsisht deri në orën 17:00. Prindër, nxënës dhe firma të interesuara patën mundesinë të njihen me ambjentet e shkollën dhe te dëgjonin orët e hapura mësimore. Perveç këtyre, gjatë guidës nëpër ambjentet e shkollës, të interesuarve iu shpjeguan nga nxënësit pikat kyce të shkollës. Në mbarim të turit të ftuarit patën mundësine të shijonin një kokteil në ambjentet e mensës. Gjatë kësaj dite u regjistruan 23 nxënës, një rekord i ri për shkollën. Nxënësve të regjistruar iu dhurua nga nje bluze me logon e shkolles. Mund të themi që kjo ditë ishte një sukses jo vetëm per klasën 3A, por gjithashtu edhe për shkollën.

Orsola Simoni 3A

Fotot: Manfred Tagini, Halis Lici dhe Albion Gjoni

IMG_2070

IMG_2065

IMG_2053

IMG_2017

IMG_2015

IMG_2014

IMG_2009

IMG_2006

IMG_2003

IMG_2002

IMG_1981

IMG_1975