Dita e Dyerve të hapura

Më datë 4 Prill 2013, për të tretin vit rradhazi u zhvillua në shkollën austriake Dita e Dyerve të hapura. Si çdo vit, kjo ditë u organizua nga viti i III, klasa 3-b. Nxënësit planifikuan çdo gjë dhe në datë 4 Prill e gjitha u vu në zbatim. Ky eveniment filloi rreth orës 15:00 dhe zgjati afërisht deri në orën 17:00. Prindër dhe nxënës nga shkolla të ndryshme të qytetit të Shkodrës, dhe jo vetëm, erdhën dhe vizituan shkollën tonë këtë ditë. Ata patën mundësi të shohin ambjente të shkollës si për shembull klasat, laboratorët, bibliotekën, palestrën etj. Disa nga këto ambjente ishin të reja dhe vizitorët ishin shumë të interesuar. Gjithashtu ata u shoqëruan nga disa nxënës të shkollës tonë për të dëgjuar orët e hapura, të cilat u drejtuan nga mësues të ndryshëm për lëndët: anglisht, gjermanisht, elektroteknikë, fizikë etj. Nxënësit e interesuar mund të regjistroheshin po këtë ditë. Për 10 nxënësit e parë që do të regjistroheshin, shkolla jonë ofroi nga një bluzë me logon e shkollës sonë. Në ditën e dyerve të hapura shkolla jonë nuk u vizitua vetëm nga nxënës e prindër, por edhe nga firma të ndryshme, të cilat ishin të interesuara për shkollën tonë.

Gernot Scheffknecht & Raela Salja