Karnevalet Shkoder, 1, 2, 3, 4 Mars

Me rastin e Karnevaleve te organizuara ne Shkoder dhe kete vit , shkolla austriake “Peter Mahringer” u perfaqesua denjesisht nga klasa 2A . Kjo pjesemarrje u drejtua nga mesuesja Z.Irma Memcaj (Dashi) dhe deshiren e madhe te nxenesve qe manifestuan gjate gjithe kohes nje energji dhe entuziazem te papare . Prej me teper se nje muaji e gjysme , u punua intensivisht ne realizimin e veshjeve tradicionale austriake nga rrobaqepsja Z. Manjola Hasani,por dhe punen e palodhur te nxenesve e mesueses ne realizimin e nje performance tradicionale shume te vecante nga tingujt e muzikes“Hochzeit.” Performanca u prit shume mire qe ne diten e pare te aktivitetit me 1 Mars ne hapjen e karnevaleve, ku nxenesit u percollen me duartrokitje e komplimente. Pergezimet u percollen edhe ne diten ne vazhdim, ku spikaten si nje grup pjesemarres shume i vecante dhe qe sollen mjaft atmosfere..
Dhe jo rastesisht cdo gje u kurorezua me shume sukses ne naten e mrekullueshme“ gala “ne teatrin “Migjeni”. Organizatoret vleresuan grupin si nje nder performancat me te mira pjesmarrese dhe u nderua me cmimin e origjinalitetit. Kete cmim e terhoqi mesuese Irma , ku ndermjet duartrokitjeve e emocioneve te medha beri pershendetjen e gjithe organizatoreve te kesaj veprimtarie,pa lene ne harrese ato qe i dhane ritmin e bukurine cdo gjeje; Henri, Enso, Endri, Irza , Leyla, Loren, Dea, Sidita, Bea, Sindi, Ambra, Erisa, Arjeta.
Ato u shprehen shume te kenaqur ne marrjen e cmimit dhe me deshire te madhe per pjesemarrje ne aktivitete te tjera. Nje falenderim i vecante per drejtoreshen e shkolles Z.G.Tagini qe u jep drite gjithmone ideve e projekteve te tilla,duke na mbeshtetur e ndihmuar me perkushtim ne cdo moment…

Faleminderit…kaluam emocione te medha e shume pozitivitet,qe po e percjellim dhe ne ditet ne vazhdim…

Klasa 2aS5 / Memçaj Irma

Fotot: Klasa 2A25 / Manfred Tagini

1

2

3

4

5

6

7

8

1

2

3

4

5

6