Fondacioni Shkollor

Një festë me rastin e largimit të themeluesit të Fondacionit Shkollor dhe përshëndetjes së kryetarit të ri të Fondacionit

Më 7.4.2016 në shkollën austriake u organizua një aktivitet festiv me rastin e largimit të themeluesit të Fondacionit dhe sekratarit të përgjithshëm, Mag. Wolfgang Stelzmüller, i cili ka qenë që në fillim, në vitin 2006, kryetar i Fondacionit Shkollor Autriak.
Patëm kënaqësinë që të përshëndesim kryetarin e ri, Dr. Friedrich Fröhlich, i cili ka qenë poashtu anëtar i bordit të Fondacionit që në fillimet e tij. Njëkohësisht përshëndetëm Dr. Nikolaus Douda, zëvendëskryetarin e Fondacionit Shkollor, i cili është nëndrejtor në Ministrinë Austriake të Arsimit për departamentin përgjegjës për shkollat austriake nëpër botë dhe që e njeh shumë mirë shkollën.

Na nderuan me praninë e tyre të ftuarit: konsulli i nderit, Gjergj Leqejza, anëtar këshillues i Fondacionit, si dhe dy përfaqësueset nga Drejtoria Arsimore Shkodër, zonjat Edlira Smakaj dhe Frida Kopliku dhe zonja Orjona Kraja, drejtuese e Bibliotekës Austriake Shkodër.
Gjatë fjalimit tij, z. Stelzmüller bëri një retrospektivë të historisë së shkollës, duke treguar për sfidat dhe vështirësitë e fillimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj. Ai falenderoi të gjithë ata që kontribuan në suksesin e shkollës.
Znj. Smakaj dhe znj. Kopliku i dhuruan zotit Wolfgang Stelzmüller një çertifikatë mirënjohje për kontributin e tij të vyer për themelimin e Shkollës Austriake si vatër edukimi në qarkun e Shkodrës.
Nxënësit Injacio Gjeluci dhe Jona Aliku (klasa 4S4) moderuan gjatë aktivitetit, ku në vijim grupe nxënësish prezantuan aftësitë e tyre dhe paraqitën projekte të ndryshëm.
Nxënëse dhe nxënës nga klasat 9A dhe 9B në drejtimin e mësuesve Markus Offner dhe Rotraud Schrempf-Morawetz i falën atmosferë gazmore aktivitetit përmes disa poezive.
Grupi i nxënësve nga klasat 2A dhe 2B nën drejtimin e mësuesit Dominik Höbert prezantuan projektin „Botball“ dhe shfaqën aftësitë e robotëve, të cilët i kishin ndërtuar dhe programuar vetë së bashku me një platformë bërë enkas nga ta ku mund të lëviznin robotët.
Nga viti i kaluar nxënës të 3A prezantuan nën drejtimin e mësuesit Gernot Scheffknecht, një projekt, nga fusha e Entrepreneurship-Education, një plan biznesi për prodhimin e qarqeve konduktorë(printed circuit board)
Së fundmi u prezantuan punimet e diplomës të vitit shkollor 2015/16 nga nxënës/e të klasës 5A, nën drejtimin e mësuesit Faik Nushi. Grupi bëri një demostrim mbresëlënës të projektit „AccessPi“ me anë të një prototipi.
Në fjalët e tij të mbylljes, kryetari i ri i Fondacionit, Dr. Fröhlich, falenderoi fondacionin për bashkëpunimin e mirë dhe përgëzoi për aktivitetin shumë të arrirë.
Gjatë vizitës në shkollë u inaguruan tri ekpozita:
Një ekspozitë rreth kompjuterava dhe elektroteknikës, organizuar nga mësuesi Hajro Plaku dhe kolegë tjerë lëndorë.
Ekspozita, me emrin „Marubi reloaded“, një projekt i drejtuar nga Markus Offner shoqëruar dhe me publikimin e një broshure, ku shfaqen fotografitë e mjeshtit Marubi të interpretuara nga nxënësit tanë. Të ftuarve iu dhurua një ekzemplar.
Një ekpozitë me ngjarje dhe aktivitete që nga inagurimi i shkollës, e cila u organizua nga nëndrejtoresha Sidita Bazhdari dhe nga zonja Marilda Shala.

I urojmë zotit Stelzmüller gjitha të mirat dhe e falenderojmë edhe një herë për mbështetjen gjatë këtyre 10 viteve dhe për iniciativat e tija, të cilat kanë lënë gjurmë në jetën shkollore të Shkollës Austriake Shkodër.
Gerlinde Tagini

IMG_7500

IMG_7494

IMG_7487

IMG_7482

IMG_7475

IMG_7472

IMG_7471

IMG_7459

IMG_7454

IMG_7442

IMG_7429

IMG_7417

IMG_7416

IMG_7405