Festa kombëtare e Austrisë

Edhe këtë vit drejtoria e shkollës austriake „Peter Mahringer“ ftoi të gjithë nxënësit/et si dhe të gjithë mësuesit/et në sallën e gjimnazit „Atë Pjetër Meshkalla“ për të festuar së bashku festën kombëtare të Austrisë.
Programi u hap me hymnin kombëtar të Austrisë, e kënduar nga nxënësit/et e klasave të 8-ta nën drejtimin e Mikela Lekaj. Pastaj vijuan fjalët përshëndetëse të drejtoreshës së shkollës Gerlinde Tagini dhe të zëvëndës drejtoreshës Sidita Bazhdari . Një pikë tjetër e programit ishin edhe pjesët muzikore. „Le Tamourin“ nga Jean-Philippe Rameau u luajt nga Jona Aliku (3s4) në violinë dhe Bilma Piranej në kitarrë nga shkolla e muzikës.
Prania e shkrimtarit të njohur austriak Erich Hackl krijoi atmosferë të bukur në sallë. Ai së bashku me Anita Aigner prezantuan rezultatet e workshopit në letërsi, workshop që është bërë në shkollë me vitet e 4-ta. Programi vazhdoi me kërcimin popullor austriake nga Gentian Palali (5a) dhe Amela Mraja (5b). Pas kërcimit vijuan disa tekste letrare, të lexuara nga vetë shkrimatri, tekste të cilat përshkruajnë gjëndjen e hershme të shkollave në Austri.
Nën tingujt e violinës, e luajtur nga Eglan Pema (9b), nxënëset e vitit të 3s4 me buqetë me lule dhe tortë i uruan prof. Manfred Tagini ditëlindjen.
Duam të falenderojmë për pjesëmarrjen drejtuesen e biblotekës austriake në Shkodër, Oriona Zylja, drejtuesen e departamentit të gjermanistikës Edlira Bushati dhe drejtorin e gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla”, Padër Ron. Falenderime të përzemërta shkojnë për organizatorët e festës, përkthyesen Mikela Lekaj, ekipin e teknikës Rei Ymeraj dhe Gledion Sala (5b) si dhe të gjithë aktorëve, të cilët I dhanë ngjyra kësaj feste.

24.10.2014; Mag. Rotraud Schrempf Morawetz

DSCN1106

DSCN1118

DSCN1126

DSCN1129

DSCN1140

DSCN1143

DSCN1160

DSCN1168

DSCN1185

DSCN2222

DSCN2224

DSCN1093