Festa e shkollës me rastin e „100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë“ më 16.11.2012

Me rastin e kësaj ngjarjeje historike 28.11.1912, ku Shqipëria u shpall e pavarur, Shkolla Austriake nën drejtimin e mësueses së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Irma Memçaj dhe me ndihmën e shumë kolegeve dhe kolegëve tjerë organizoi një aktivitet shkollor më 16.11.2012 në sallën e katedrales në Shkodër. Pika kulmore programit ishte teatri i poezive, realizuar nga regjizori Agron Dizdari së bashku me nxënëse dhe nxënës të shkollës sonë. Pati dhe shumë pjesë muzikore dhe kërcime nga nxënëse dhe nxënës të shkollës sonë, të cilët krijuan një atmosferë shumë të këndshme. Patëm të ftuar të veçantë nga Zagora, nga Qëndra kulturore e Fëmijëve në Koplik, me të cilën shkolla jonë bashkëpunon prej shumë kohësh. Ato e zbukuruan programin tonë me vallëzime dhe këndime tipike të shoqëruara me lahutë.

Falenderojmë drejtoren e Drejtorisë Rajonale Arsimore Shkodër , znj. Atrida Ferketi, e cila me rastin e festave organizoi „ Dhënien e stafetës” në të gjitha shkollat e Shkodrës. Në kuadër të saj gjimnazi „Atë Pjëter Meshkalla“ i dorëzoi me një festë shumë të bukur stafetën Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ , e cila me datë 16.11.2012 ia dorëzoi shkollës „Maria Ndihmëtare“.

Përgëzime për organizatorët!

Gerlinde Tagini

Foto