Workshop poezish për klasat e teta në shoqërinë e autores austriake Andrea Sailer nga 4 – 6 Qershor 2014

Sa pak fjalë nevojiten për të shkruar një tekst, i cili mbart në vetë një botë të tërë plot me histori, ndjenja dhe emocione.

Këtë gjë e mësuan dhe nxënëset e nxënësit tanë të klasave të teta në vitin e parë të mësimit të gjuhës gjermane. Me mbështetjen e shkrimtares austriake, ata shkruan poezi rreth temave si:

familja, liria, vendlindja apo Europa dhe i paraqitën në forma të ndryshme: duke filluar nga Haiku japonez, në poezi paralele e deri te akrostikoni apo poezitë me 11 fjalë.

Për këtë u përdorën fjalorët, u numëruan rrokjet, u kërkuan sinonime dhe ajo çfarë u realizua në fund mund të shihet (dhe të dëgjohet). Me të drejtë, nxënësit prezantuan me krenari veprën e tyre para prindërve, mësuesve dhe nxënësve. Shfaqja u shoqërua edhe nga vallëzime të vetë nxënësve, nga një kor dhe pjesë muzikore me kitarë dhe violinë.

Falenderoj përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit!

Teksti: Sigrid Kreuzwirth

Fotot: Markus Offner, Manfred Tagini, Sigrid Kreuzwirth

Një përzgjedhje nga poezitë e shkruara nga nxënësit:

Çfarë mund të bësh po të jesh një pikë shiu (Iris Musallari)

Mund të biesh

Mbi jetën

Mbi ajër

Të udhëtosh mundesh ti

Tek vetja

Në det

Madje mbi male

Të ujitësh mundesh ti

Verërat

Vjeshtat

Dimërat

Poashtu dhe pranverën

Madje dhe çdo ditë

T’i fshish mundesh

Mendimet e këqija

Gjërat e liga

Rregullat e kota

Dhe ndonjëherë dhe njerëzit

Pa çadër…

11 fjalësh: Europa (Tea)

I madh

Kontinenti

Tokë, oqean, ajër

Edhe unë jetoj gjithashtu

Këtu!

Ndonjëherë (Drini)

Ndonjëherë

Të uroj të gjitha të mirat

Ndonjëherë

Të uroj të përjetosh gjëra të reja

Pak pranverë

Edhe pak verë

Para së gjithash shumë dashuri

Ndonjëherë

Uroj të gjitha të mirat për ty

Dhe të jesh i lumtur

Përgjithmonë

Haiku: (Joni Kopliku)

Europa jonë

Një kontinent i vogël

Me ide të mëdha

Koha (Ledjon, Arlind, Gerlis)

Koha është si ti ta përdorësh

Koha është flori

Koha është libër

Koha është përjetim

Koha është dashuri

Koha është uragan

Koha është e vetmuar

Koha është kërkim

Koha është jeta jote

Bota (Eduart, Emmanuel)

Bota: madhështi, qetësi, paqe, jetë

Dhe bota: fat, gëzim, e ndriçuar

Dhe bota: e vogël, zhurmë, luftë, frikë

Dhe bota: e trishtuar, vdekje, errësirë

E gjithë kjo së BASHKU është bota jonë

Lumturia (Geri Zekaj)

Aq e brishtë sa një foshje e porsalindur

Aq e fuqishme sa shkëmbinjtë

Zgjat aq sa një dhimbje

Aq kalimtare si koha

Aq e re si një makinë e vitit të fundit

Aq e vjetër si një shtëpi e braktisur

Aq e rrallë sa një diamamt

Aq e shpeshtë si orët

Aq e lehtë sa një re

Aq e rëndë sa çeliku

Aq e çelët sa drita e diellit

Aq e errët sa nata

Aq e veçantë sa dashuria për dikë

Aq e vështirë sa vuajtjet

Aq e thjeshtë sa frymëmarrja

Lumturia

2014 06 06-1 001 Shkodra - ÖS - Daten Andrea Sailer

2014 06 06-1 039 Shkodra - ÖS - Literaturworkshop 8. Klassen

2014 06 06-1 052 Shkodra - ÖS - Literaturworkshop 8. Klassen

2014 06 06-1 060 Shkodra - ÖS - Literaturworkshop 8. Klassen

2014 06 06-1 075 Shkodra - ÖS - Literaturworkshop 8. Klassen

2014 06 06-1 091 Shkodra - ÖS - Literaturworkshop 8. Klassen

2014 06 06-1 095 Shkodra - ÖS - Literaturworkshop 8. Klassen

2014_06_06-1_043_Shkodra_-_ÖS_-_Literaturworkshop_8._Klas sen

Foto 1