Informacione te pergjithshme

Përshkrim i përgjithshëm

Shkollat austriake jashtë shteti janë shkolla, ku takohen arsimi, kulturat, gjuhët dhe njerëzit. Ato janë të hapura për fëmijët e vendeve mikpritëse, për austriakët dhe per të tjerët.
Ato paraqesin një lidhje të pandarë midis elementeve thelbësore të botës shkollore austriake me atë të vendit mikpritës.
Mësimi jepet nga mësues/e austriake, nga mësues/e të vendit mikpritës dhe nga mësues/e të vendeve të tjera.
Kërkesat të nxënësit janë të larta, duke qënë se maturat në këto shkolla janë të barazvlefshme me maturat në shkollat austriake.
Pjesa më e madhe e të diplomuarve pasi mbarojnë shkollën ( më se shumti shkollen në vendin e lindjes apo në Austri) janë të angazhuar në pozicione të rëndesishme ekonomike, kulturore dhe sociale në vëndin e tyre të lindjes si edhe jashtë tij . Përmes formimit të tyre shkollor të gjithanshëm, ata mund të japin një kontribut të rëndësishëm në marrëdheniet midis Austrisë dhe vendit mikpritës.
 

Synimet

Formimi i përgjithshëm

Shkollat ndërmjetsojnë një formim të përgjithshëm, që i përket kërkesave bashkëkohore, para se gjithash, të fushës së teknologjisë se informacionit dhe të komunikimit.
Mbarimi i shkollave të larta me formim të përgjithshëm , mundëson ndjekjen e universitetit si në vendin mikpritës ashtu edhe në Austri.

Gjuha

Gjuha është mjet i komunikimit, mbartës i kulturës dhe mjet i përvetësimit të dijes. Në këtë mënyrë, mësimi zhvillohet kryesisht në gjermanisht me elemente dygjuhësor dhe të gjuhës së vendit mikpritës.
Përcjellja e gjuhës gjermane dhe e gjuhës vendase rrjedh në mënyrë të barabartë. Mësimi i gjuhës vendase është i detyruar si për nxënësit austriake ashtu edhe për të tjerët. Kësaj i shtohet ndërmjetësimi i dijeve edhe në një gjuhë të huaj shtesë.

Identiteti

Mësimi zgjon tek nxënësit të kuptuarit për politiken /ekonomine /kulturën në Austri dhe për vendin mikpritës e gjitha kjo nën një sfond ndërkombëtar. Pas krahasimit nxënësit kanë mundësi nga njëra anë të kenë një vetëdije kombëtare dhe kulturore me të theksuar të identitetit të tyre dhe nga ana tjeter mësojnë të perceptojnë pozicione të ndryshme duke zgjeruar aftësinë e tyre ndërkulturore. Një parim themelor këtu është edukimi për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Soziale

Shkollat austriake nëpër botë i japin një rëndësi të veçantë edukimit shoqëror. Edukimi social parandalon edhe rrezikun, që nxënësit e një shkolle unike të formojnë grupe të mbyllura. Kësaj i shtohet edhe angazhim shoqëror në vendin e mikprites..