Konkursi i fjalimit më të bukur 2012

„Se si të flasësh bukur mësohet vetëm duke folur“ Këtë e dinte burri i shtetit dhe shkrimtari romak Marcus Tullius Cicero që në shekullin e parë para lindjes së Krishtit.

Duke i ndenjur besnik kësaj moto-je, kemi organizuar me 6 prill 2012, për të dytin vit radhazi, një konkurs për fjalimin më të mirë për vitet e para deri në vitet e katërta në shkollën e mesme. Ajo çfarë iu ofrua jurisë së përbërë nga katër anëtarë Sidita Bazhdari, Bernd Herta, Wolfgang Ludwig dhe Johanna Mallinger ishte niveli shumë i lartë i konkurentëve . Për këtë arsye juria e kishte të vështirë që të caktonte fituesit në kategoritë përkatëse. Prandaj të gjithë pjesëmarrësve iu dhuaruan libra dhe çokollata.

Nga vitet e para lënë një përshtypje tejet interesante Marina Simoni me fjalimin mbi situatën e gruas në Shqipëri si dhe Daniel Vathkruja, i cili mbajti një referat se si shqiptarët dhe austriakët mund të mësojnë nga kultura e njëri-tjetrit. Fituese për vitet e para u shpall Orsola Simoni me fjalimin e saj të gjallë mbi temën „Kur ëndrrat mësojnë të fluturojnë“, në të cilën iu referua veçanërisht situatës së të rinjve.

Nga vitet e dyta Denada Bimi duke u nisur nga një rrëfim personal i jetës së gjyshes realizoi një rezume në zhvillimin e së drejtave të gruas në Shqipëri. Sidorela Lulaj reflektoi për çeshtjen se sa përqind ndihet ajo europiane dhe sa përqind shqiptare. Në fund arriti në konkluzionin që ndjenja e solidaritetit dhe e së qënurit të bashkuar janë gjërat më të rëndësishme në përcaktimin e identitetit të banorëve të një vendi. Raela Salja zgjodhi të referonte mbi citatin e Pashko Vasës (1825-1892) „Feja e shqiptarit është shqiptaria“ nga perspektiva e vetë autorit , i cili arsyetonte nga bota e përtejme mbi domethënien fillestare të fjalëve të tija dhe atë se si u shndërrua rëndësia e këtyrë fjalëve në rrjedhën e historisë së Shqipërisë. Falë këtij fjalimi dhe Ajo pati pak pikë diferencë me kolegët e saj, duke bërë që të pozicionohej në vendin e parë në këtë kategori.

Për vitet e katërta doli Boris Alibali para pultit të fjalimit. Duke u nisur nga eksperiencat e tija në Gjermani dhe Amerikë, pati për mbarë të fliste rreth temës „ Ku e gjej unë vendlindjen , çfarë më jep mua vendlindja?“. Në një mënyrë shumë të qartë, me humor dhe emocionuese ia doli mbanë që t´i tregonte publikut se çka është për të vendlindja, se ku është ndjerë në vendlindje dhe me çfarë sfidash është përballur gjatë largimit, por dhe kthimit në vendlindjen e tij. Ai fitoi vendin e parë në këtë kategori – dhe jo vetëm ngaqë ishte i vetmi kandidat i kategorie. 😉

Foto