Prezantimi i Institutit Kanadez të Teknologjisë

Më 29.4.2016 vizituan shkollën tonë Prof. Dr. Petraq Papajorgji, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë, Prof. Ass. Aleksander Biberaj, Dekan i Fakultetit të Biznesit , dhe Dr. Prof. Arjan Kadareja, Shef i Departamentit të Biznesit të „Canadian Institute of Technology“ në Tiranë së bashku me Konsullin e Nderit të Austrisë Gjergj Leqejza. Në sallën e madhe ishin të pranishëm nxënës /e të klasave të 4-ta dhe të 5-ta të cilët patën mundësi të merrnin informacione në lidhje me studimin dhe kriteret e pranimit të institutit. Në përfundim të vizitës të ftuarit u njohën me ambjentet e shkollës dhe hynë në klasën 3A për të parë nga afër një projekt të nxënësve.
Ju falenderojmë për vizitën!
Gerlinde Tagini

2016 04 29 02 Shkoder - ÖS - Besuch Canadian University Tirana

2016 04 29 05 Shkoder - ÖS - Besuch Canadian University Tirana

2016 04 29 10 Shkoder - ÖS - Besuch Canadian University Tirana

2016 04 29 11 Shkoder - ÖS - Besuch Canadian University Tirana