Shoqata „Offene Jugendarbeit Dornbirn“ dhuron kompjutera për Shkollën Austriake Shkodër

Shoqata „Offene Jugendarbeit Dornbirn“ dhuroi për shkollën Austriake „Peter Mahringer“ 16 kompjutera për tu përdorur në orët teknike. Në kuadër të vizitës së tyre në Shqipëri më 04.09.2012, z. Philipp Rümmele dhe 6 përfaqësues tjerë të shoqatës „Offene Jugendarbeit Dornbirn“ bënë një vizitë në shkollën tonë dhe dhuruan kompjuterat. Si drejtoreshë e shkollës falenderoj përzemërsisht shoqatën „Offene Jugendarbeit Dornbirn“ për mbështetjen. Në mënyrë të veçantë dëshiroj të falenderoj z.Philipp Rümmele, i cili në cilësinë e shefit të sektorit informatik dhe teknik të shoqatës organizoi donacionin dhe falenderoj dhe mësuesin tonë z.Wolfram Dünser,i cili filloi këtë bashkëpunim.

Drejtore Gerlinde Tagini

Foto