Menaxhimi i cilësisë pedagogjike (PQM)

 Që nga viti 2008 vijon projekti Menaxhimi i cilësisë pedagogjike (PQM) edhe në Shkollën Austriake në Shkodër. Për arritjen e qëllimit dhe përforcimin e zhvillimin e mëtejshëm të cilësisë, do të zhvillohen disa faza gjatë një proçesi disa vjeçar: pas një përgatitje reth një vjeçare, gjatë së cilës edhe shkolla jonë zhvilloi principet kryesore të saja, në vitin shkollor 2009/2010 u planifikua një „evaluim i brendshëm”, pra një proçes pune dhe të mësuari sistematik, i vazhdueshëm, në të cilin duhet të përpunohen në shkollë vazhdimisht informacione mbi të mësuarit, mësimdhënien dhe shkollën. Mbi bazën e tyre u arritën vetë nga ana e shkollës konkluzione rreth shkallës së cilësisë së arritur deri më tani, eventualisht u morën edhe masa.

I gjithë proçesi u koordinua përmes një seminari në Budapest në Tetorin e vitit 2009, në të cilin mori pjesë edhe Manfred Tagini, koordinatori i PQM-së në shkollën tonë. Në vijim u ndërtuan grupe pune, të cilët u morën me aspekte të veçanta për sigurimin e cilësisë shkollore. Në qendër qëndruan temat: atmosferë që nxit të mësuarit, ruajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i aftësive profesionale, kooperimi dhe komunikimi jashtë shkollës, prezantimi i shkollës për publikun e gjerë dhe sfera menaxhimi shkollor, organizimi i mësimit.
Gjatë këtij viti shkollor ndër këto grupe veçanërisht aktivë ishin dy grupe –grupi i punës Teknikat e të mësuarit dhe grupi i punës shkolla/prind. Nga grupi i punës Teknikat e të mësuarit u bënë aktivitete të larmishme, p.sh. pika kyçe Të mësosh si të mësosh apo një Reflektim vetjak i nxënësve. Dhe grupi i punës Prind-Shkollë përpiqet të ofrojë një platformë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe p.sh vitin e kaluar iu përkushtua p.sh. çështjes për përmirësimin e sistemit të informacionit në mënyrë reciproke.
Nga 4. deri 6. Maj 2011 u zhvillua një vlerësim i jashtëm nga disa ekspertë austriak të zhvillimit shkollor me përvojë në çështjen e shkollave (jashtë vendi). Qëllimi i grupit me në krye Karin Eckerstorfer, Dr. Christian Schmid-Waldmann dhe Thomas Fasching ishte një kontribut për një kontroll permanent të cilësisë së shkollës. Nga grupi i vlerësuesve u u diskutua në biseda intensive me drejtorinë, mësuesit, prindërit situata aktuale e shkollës, u analizua proçesi i evaluimit dhe potencialet e zhvillimit . Veçanësrisht e gezueshme për ne ishte, që u vlerësuan si arritjet tona në ndërtim i e shkollës po ashtu dhe standartet e larta të kualitetit.
Qëllimi i gjithë proçesit të vlerësimit ishte sigurimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i cilësisë në shkollat austriake jashtë vendi. Veçanërisht për një shkollë të re, profesionale dhe në ndërtim e sipër, si shkolla austriake „Peter Mahringer“ në Shkodër, do të thotë një proçes i tillë nga njëra anë një ngarkesë e madhe për mësuesit dhe pjesëmarrësit por nga ana tjetër gjithashtu një shans i madh, të modelojnë vetë në mënyrë më të vetëdijshme dhe të vazhdueshme proçesin e zhvillimit të mëtejshëm të shkollës dhe të zhvillojnë një identitet vetjak shkollor.
Për ne nuk është mbyllur Projekti i Menaxhimit të cilësisë pedagogjike (PQM), por kjo është për ne nxitje dhe detyrim që të punojmë vazhdimisht në standartet e cilësisë; anët e mira duhet të ruhen dhe të kompletohen dhe të lokalizohen të gjitha mundësitë për përmirësimin e cilësisë dhe të ezaurohen sa më shumë të jetë e mundur.

Foto