Shkolla Austriake mbështet projektin teatral „Black and White“

Më 31 mars u zhvillua në Kishën Stigmatine, një shfaqje mbresëlënëse teatrale, e cila u drejtua nga Emiljano Palali, aktor dhe regjizor dhe u ndoq nga një publik i shumtë në numër , ndër të cilët drejtoresha, znj. Gerlinde Tagini, shkëlqesia e tij, ipeshkvi Angelo Massafra dhe zëvendësministri Zef Çuni. Një performancë mbresëlënëse ofruan tetë aktore dhe aktorë, të cilët ishin njerëz me nevoja të veçanta, që ishin nën kujdesin e qendrës „Projekti Shpresa“.
Drejtoresha, znj. Tagini, përgëzoi 20 vjetorin e themelimit të „Projektit Shpresa„ dhe theksoi gjatë fjalës së saj organizimin me shumë kujdes dhe profesionalizëm të mbrëmjes teatrore, e cila u drejtua nga Gentjan Palali, nga klasa 5a. Në fund të shfaqjes, ju dhanë aktoreve dhe aktorëve nga znj. Tagini dhe Gentjan Palali dhurata për performancën e jashtëzakonshme dhe shkolla jonë ftoi të githë të pranishmit në një kokteil, që ishte financuar nga drejtoria dhe nga stafi mësimor i Shkollës Austriake.

01.04.2015, Markus Offner

DSCN5913

DSCN5933

DSCN5942

IMG_0211

IMG_0242

IMG_0268

IMG_0284

IMG_0288

IMG_0344