Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ mikpritëse për konferencën e 12-të të mësuesave të gjuhës gjermane.

Më 27 dhe 28 tetor u zhvillua në Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ konferenca e 12-të e Shoqatës Shqiptare të Mësuesave të Gjermanishtes. Në këtë aktivitet me temë „Impulse për një formim me baza të reja të mësuesave“, morën pjesë mbi 60 kolege dhe kolegë nga Shqipëria dhe vendet fqinje.

Si fillim të gjithë pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit u përshëndetën nga znj. Drejtoreshë Tagini, e cila bëri një prezantimi rreth Shkollës Austriake. Pas kësaj vijoi programi i paradites me tre referatë interesantë rreth mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj së bashku me diskutim përmbyllës. Pas pushimit të drekës u prezantuan dy libra të rinj për mësimdhënien e gjuhës gjermane „Menschen“ dhe „Sicher“. Në fund u ofruan 4 Workshopë me temat në vijim: „Dëgjimi dhe kuptimi

]i teksteve në gjermanisht“ (Ivana Ajayi), „Gjuha gjermane në profesion „ (Manfred Tagini), „Shkrimi me shkonja kapitale në gjuhën shqipe dhe gjermane“. (Bashkim Toska) dhe“ E-Learning“ (Anita Aigner). Pas diskumit përmbyllës pjesëmarrësit u ftuan në një darkë.

Të dielën vijoi një program kulturor për pjesëmarrësit nga rrethet, në organizimin e të cilit ndihmuan poashtu kolege dhe kolegë nga Shkolla Austriake.

Dëgjuesit e radios në Austri patën mundësi që të dëgjojnë në stacionin radiofonik“ Ö1“ një reportazh rreth kësaj konference nga Christian Wehrschütz, korrespontent në Ballkan i Radiotelevizionit Publik Austriak (ORF).

Falenderojmë të gjithë koleget dhe kolegët e shkollës austriake me në krye Inge Bosina, të cilët ndihmuan në anën organizative. Falenderojmë gjithashtu për ndihmën nxënëset: Sonila Halluni (4a), Greta Makaj (3b) dhe Amela Mraja (3b) si dhe dhe nxënësit e klasës 3a: Ormir Gjurgjej, Senad Hasani, Erald Hoxha dhe Klest Kasmi për suportin teknik.

Eshtë hera e dytë që nga tetori i viti 2002, që konferenca e mësuesave të gjuhës gjermane zhvillohet në Shkodër. Është një nder i madh për Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ të ishte këtë vit mikpritëse e kësaj konference.

Manfred Tagini dhe Markus Offner

Foto