Shkolla Austriake në konferencën „60 vjet rivendosje e marrëdhënieve diplomatike „Shqipëri -Austri“

Me 22 prill 2016 u zhvillua në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë një konferencë me rastin e 60 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike “Austri-Shqipëri“ që në 1956.
Gjatë konferencës ku u prezantua dhe ambasadori i i ri Austrisë, Dr. Johann Sattler, folën ndër të tjerë edhe shkencëtarë të mirënjohur si Prof. Oliver Jens Schmitt (universiteti i Vjenës), Prof. Shaban Sinani (universiteti i Tiranës) ose Mag. Robert Pichler (universiteti Gracit).
Drejtoresha e shkollës austriake „Peter Mahringer“, Gerlinde Tagini, pati rastin , të prezantonte projektin e bashkëpunimit ku gjatë fjalimit të saj u shpreh: „ Shkolla Austriake në Shkodër, fillimet e themelimit të së cilës ishin pikërisht 50 vite pas rivendosjes së marrëdhënieve, në vitin 2006, është një projekt shembullor i bashkëpunimit midis dy vendeve.“

Markus Offner, 22.04.2016

2016 04 22 071 Tirana - Konferenz 60 Jahre diplomatische Beziehungen

2016 04 22 093 Tirana - Konferenz 60 Jahre diplomatische Beziehungen