Shkolla Austriake në panairin ” High – Tech”

Më 11, 12 dhe 13 maj 2015, u zhvillua në Tirana Expo Center për të parën herë panair i teknologjisë. Të ftuar ishin shumë firma, universitete dhe shkolla, që punojnë në fushën e teknikës dhe ekonomisë. Falë znj. Gerlinde Tagini dhe z. Hajro Plaku, të cilët organizuan pjesëmarrjen tonë në panair, patëm mundësi të paraqesim njohuritë tona. Falenderojmë dhe nxënësit, të cilët kanë investuar shumë kohë dhe mund në projektet që u paraqitën dhe kanë marrë me vete laptop/tablets/smartphone privatë për t’i prezantuar ato.
Skuadrat që bënë prezantimin:
Nxënës të klasës 3S4: Dea Smakaj, Liana Shpani, Endrin Hoti,
Wordclock Projekt: Gelirt Ramadani,
Skuadra e temës së diplomës (C-Tronic Black): Rinald Ndou, Klest Kasmi, Senad Hasani,
ITP dhe projekti i kohës së lire”Quadcopter”: Ormir Gjurgjej,
Mbikqyrësit e projektit dhe të tryezës sonë: Rupert Kumpusch.
Asistentë tjerë:
Fotografi dhe Social Networking: Ehad Kraja,
Lichtshow / Movingheads (vullnetarisht): shokë të Hajro Plaku,
suport: Phillip Michel me nxënës të klasës 5a
Jemi shumë të lumtur pasi të tre projektet tërheqën publikun si një magnet. Të gjithë vizitorët që kalonin pranë ndaleshin dhe pyesnin nxënësit tanë në lidhje me ta si dhe mahniteshin kur shihnin vënien në punë të këtyre projekteve, dhe fluturimin jo shumë të zellshëm të Quadcopter. Projektet tona nuk tërhoqën vetëm vizitorët e panairit, por edhe pjesëmarrësit tjerë në panair si firma, universitete dhe shkolla. Me anë të pyetjeve në lidhje me këta projekte, ata mund të bindeshin për aftësitë dhe njohuritë e nxënësve tanë. U krijuan kontakte për vende praktike si dhe një partneritet me një shkollë teknike në Tiranë.
Më poshtë një listë e projekteve që prezantoi HTL-Shkodër në panairin High-Tech.
Smartphone controlled Quadcopter (Drone)
Një Quadcopter, i krijuar nga nxënësiti gjatë orës së ITP dhe në shumë orë të lira. Ky Drone komandohet nga larg me anë të një Smartphone/Tablet.
Veçoritë:
Embedded Wifi-Hotspot / Wifi to RS232 Brigde
Arduino për Kontrollsoftware/Elektronik
Brushless DC-Motoren me Motorcontroller.
Sensor përshpejtimi I2C-Bus
Android App për komandim nga larg
C-Tronic Black (DA):
Një makinë lodër e komanduar nga larg, e cila u modifikua me elektronikë dhe software specialë. Ky projekt ishte temë diplome.
Features:
Raspberry Pi / Linux
Embedded Wifi-Hotspot
Embedded Webserver me Kamera Livestreaming
Komandimi funksioneve të udhëtimit me anë të butonëve në një faqe web
Sensor me ultratinguj për matjen e distancës
Wordclock:
Një orë muri e veçantë për llojin e vet, e cila ka kornizë druri. Ajo tregon orën me fjalë në shqip.
Features:
Arduino për komandat më komplekse të LED-Matrix

Rupert Kumpusch

DSC_0331

DSC_0356

DSC_0363

DSC_0377

DSC_0384

DSC_0410

DSC_0421

DSC_0439

DSC_0441

DSC_0472

DSC_0483

DSC_0495

DSC_0525