Aktiviteti „ Austria lexon“ 2012

Tashmë për të shtattën herë rradhazi u organizua nga Biblioteka Austriake Shkodër në bashkëpunim me Institutin e Gjermanistikës të Universitetit të Shkodrës, Konsullatën e Nderit të Austrisë në Shkodër dhe Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ aktiviteti „ Vendtakimi kulturë-Austria lexon“.

Aktivitetin së pari e përshëndeti Oriona Zylja (Biblioteka Austriake Shkodër), më pas vijoi përshëndetja nga Alida Luka (Drejtore e Bibliotekës Universitare Shkodër), Sigrid Kodym (Konsulle në Ambasadën Austriake Tiranë), Gjergj Leqejza (Konsull i Nderit të Austrisë në Shkodër) dhe Gerlinde Tagini (Drejtore e Shkollës Austriake „Peter Mahringer“). Programi vijoi me prezatime, ndër të tjera nga Departamenti i Gjermanistikës i Universitetit të Shkodrës, Biblioteka Austriake Shkodër dhe Shkolla Austriake.

Nga Shkolla Austriake ishin përgatitur gjithsej katër prezantime: u recituan dy poezi nga Iris Bekteshi (klasa 4b) dhe Denada Bimi (klasa 3b), më pas treguan Denada Bimi (klasa 3b), Amela Mraja (klasa 3b) dhe Gledion Sala (klasa 3b) rreth udhëtimit tyre në Austri. Manfred Tagini mbajti një referat mbi poltikat arsimore të Autro-Hungarisë nga vitet 1856 deri 1918 në Shkodër dhe në fund paraqiti para publikut botimin më të ri nga rradha e shkrimeve të Shkollës Austriake- ribotim i përshkrimeve të udhëtimeve të Karl Steinmetz i vitit 1904 me titull „Eine Reise durch die Hochländergaue Oberalbaniens“ (“Një udhëtim në trevat malore të Shqipërisë së Veriut“). Koktejli i financuar nga konsulli i Nderit të Austrisë Gjergj Leqejza mbylli këtë aktitvitet të bukur edhe për dhe këtë vit.

„Austria lexon“ është shndërruar në një aktivitet të përvitshëm i institucioneve gjermanishtfolës në Shkodër. Falenderojmë organizatorët e aktivitetit, para së gjithash Oriona Zylja dhe Alida Luka dhe shpresojmë që të kemi kontribuar edhe këtë vit në përmbushjen e qëllimit të „Austria lexon“.

Gerlinde Tagini

Foto