Austria lexon

Tashmë për të katërtën herë rradhazi u organizua, nga Biblioteka Austriake Shkodër në bashkëpunim me Institutin e Gjermanistikës të Universitetit Shkodër, Konsullatës së Nderit Shkodër dhe Shkollës Austriake „Peter Mahringer“, aktitiviteti „Vendtakimi – Kultur – Austria lexon“ .

Hapja u bë me fjalët përshëndetëse të Oriona Zylja (Biblioteka Austriake Shkodër), Alida Luka (Drejtore e Bibliotekës Austriake Shkodër), Gjergj Leqejza (Konsull i Nderit i Austrisë në Shkodër), Gerlinde Tagini (Drejtore e Shkollës Austriake „Peter Mahringer“) dhe Sigrid Kodym (Konsulle në Ambasadën Austriake në Tiranë). Më pas vijuan, ndër të tjera, prezantime nga katedra e Gjermanistikës në Universitetin e Shkodrës, të Bibliotekës Austriake dhe të Shkollës Austriake.

Në një referat, Manfred Tagini (Shkolla Austriake), u mor me hulumtuesit austriak në Shqipërinë e Veriut nga 1900 deri 1918. Më pas vijoi një prezantim nga Rosela Lufi dhe Arbri Cungu, të cilët patën si temë udhëtimin në Austri të klasës 4a në muajin shtator 2011. Në mbyllje të këtij aktiviteti, i cili edhe këtë vit ishte shumë interesant, u ofrua një Cocktail, i financuar nga konsulli austriak Gjergj Leqejza.

Manfred Tagini

Foto