Trajnim për mësuesat e gjermanishtes për liçencën e Diplomës Austriake të Gjuhës Gjermane

Nga data 10.2.-12.2.2014 u zhvillua në shkollën tonë trajnimi i dytë për marrjen e liçencës së testueses/it për Diplomën Austriake të gjuhës gjermane. .
Pjesëmarrës ishin mësuesat e rinj të gjuhës gjermane në shkollë, të cilët u trajnuan në nivelet B1-C1 si dhe tri mësueset e gjuhës gjermane në shkollë, të cilat kanë tashmë liçencën, por u trajnuan për provimin e ri çertifikatën B1. Trajnimi treditor u drejtua nga znj. Mag. a. Iris Hoheneder nga zyra qendrore e ÖSD-së në Vjenë. Shfrytëzojmë rastin që të falenderojmë znj. Hoheneder për bashkëpunimin shumë të mirë.
Dilpomat Austriake e Gjuhës Gjermane ose të njohura si ÖSD, janë dëshmi internacionale të standartizuara për kompetencën gjuhësore dhe në nivelet e larta e gjuhësore janë shumë të kërkuara nga universitetet dhe firmat e ndryshme.
Datat e provimeve të ÖSD-së në shkollën tonë i gjeni në faqen zyrtare të shkollës sonë: Information ÖSD 2014.pdf
Më shumë informacione rreth këtyre provimeve mund të merrni edhe në faqen zyrtare të ÖSD-së: www.osd.at

Brilanda Fishta
Koordinatore e ÖSD-së në Shkollë

logo

1

2.1

3.1

4.1

5.1

6.1

7.1

logo