Festa e mësuesit: Vizitë në firmën “Shqipëria Trikot” / Cotonella Shkodër

Në kuadër të ditës së mësuesit me ftesë të Konsullit të Nderit, Gjergj Leqejza, kolektivi i shkollës Austriake “Peter Mahringer” vizituan me 9 mars 2015 firmën “Shqipëria Trikot”. Firma me rreth 700 punëtorë, është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri dhe prodhon të brendshme kryesisht për tregun italian. Gjergj Leqejza, administrator i “Shqipëria Trikot” dhe Cotonella Shkodër, prezantoi firmën dhe shoqëroi kolegët në një shëtitje në vendin e prodhimit. Drejtoresha Tagini falenderoi përzemërsisht në emër të kolektivit të Shkollës Austriake zotin Gjergj Leqejza për bashkëpunimin në vite dhe për mbështetjen e projektit të shkollës Austriake që në fillimet e tij.
9.3.2015, Manfred Tagini

2015 03 09-2 107 Shkodra - ÖS - Exkursion Firma Cotonella

2015 03 09-2 118 Shkodra - ÖS - Exkursion Firma Cotonella

2015 03 09-2 121 Shkodra - ÖS - Exkursion Firma Cotonella

2015 03 09-2 135 Shkodra - ÖS - Exkursion Firma Cotonella