Ekskursioni i klases 4a ne Kärnten

Duhet shumë guxim që të luash pjesë teatrale në gjuhë të huaj dhe të prezantosh vendin tënd! (…).“ Me këtë fjali e hapi kolegia nga Gjimnazi Villach takimin e nxënësve shqiptarë me ata austriak.

„Guximin e kishim në valixhe“ dhe sa më shumë që luanim pjesën apo mbanim referatin për Shqipërinë, aq më mirë na shkonte.

 

Ky vit shkollor filloi me një moment kulminant për klasën e 4A. Në kaudër të festës teatrale që u zhvillua në fund të vitit të kaluar shkollor, 3 nxënëse dhe 17 nxënës së bashku me shoqëruesit e tyre Margit dhe Bernd Herta u nisën për në Kärnten, rajonin më jugor të
Austrisë dhe shfaqën programin e tyre teatral si dhe mbajtëm referate për Shqipërinë në 4 shkolla. Përveç prezantimeve u ndoqën dhe orë mësimore, u luajt një ndeshje futbolli (që Shqipëria e humbi 1:6 VETËM PËR SHKAK të veshjes jo të përshtatshme) si dhe u bënë vizita në shkolla.
Pasditet ishin ekskursione (Infineoni, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë për gjysmëpërçues; „Shkolla e Lartë për Rrjete Teknike“ në Klagenfurt, „Terra Montana“- një guidë në historinë e miniereva) dhe cila ishte pika kulminante e më argëtuese e javës? Momenti kushtuar „Shopping“ në qendrat e mëdha tregtare, apo ishte kampi i ngjitjes në lartësi lart në majat alpine?
Sidoqoftë, udhëtimi ishte shumë emocionues dhe kjo nuk vlen vetëm për nxënësit që banonin në familjet austriake, por edhe për familjet austriake vetë. Ca ditë pas kthimit klasës së 4A nga Austria, shkollës i vjen një email si më poshtë:

 

Kam dëshirë që me anë të këtij emaili t′ju përgëzoj (i drejtohet: shkollës) për vendimin/ për lejen e dhënë për këtë vizitë të shkurtër, ku shkëmbyen eksperienca nxënësit nga Shqipëria dhe nga Austria.
Ne patëm mundësinë të strehonim në shtëpinë tonë dy nxënës nga grupi shqiptar. Për mua dy të rinj me karaktere të ndryshëm. E., një shqiptar i zjarrtë, dominues dhe V., tip që i peshon gjërat mirë, i qetë dhe shakaxhi.
Më ka habitur pasuria e fjalorit të tyre në gjermanisht, po ashtu dhe komunikimi pothuajse pa asnjë gabim. Edhe më tepër çiltërsia dhe interesi i tyre për të prekur çdo temë. Ky projekt jep mundësinë e një përceptimi tjetër. Për mua personalisht në cilësinë e pedagogut të veçantë për integrimin, ky shkëmbim si nga ana njerëzore ashtu edhe nga ana konjitive ka ndikim parandalues kundër stereotipeve dhe paragjykimeve për popullsinë e një vendi të huaj. Interesi im për Shqipërinë u zgjua patjetër përmes kësaj vizite.

I urojmë shkollës suaj dhe nxënësve të saj gjitha të mirat në të ardhmen!

 

Foto