„Rini krijuese“ – Konkursi për kokat e zgjuara!

„Rini krijuese“ është konkursi më i madh në gjitha shkollat në mbarë Austrinë për ide krijuese. Konkursi u mundëson të rinjve të zhvillojnë më tej idetë e tyre, t’i realizojnë dhe t’i prezantojnë ata.
Tema e projektit është e lirë, por duhet të ketë të bëjë me kategoritë e mëposhtme.:→ Young Entrepreneurs,→ Design,→ Engineering,→ Science ,→ Sustainability, → idea.goes.app ose → tech&society.

Projektet më të mirë të konkursit të 27, u prezantuan në datat 24 deri 30 Prill 2014 në kuadër të gjysëm finales së federatës, kurse finalja u zhvillua nga 26-28.5.2014, në „Raiffeisen Forum“ në Vjenë, ku për fituesit u shpërndanë gjithsej çmime me vlerë prej më shumë se 60.000 EUR.

Në vitin shkollor 2013/14, u përfaqësua për herë të parë në këtë konkurs edhe Shkolla Austriake me idetë e saja përmes 7 skuadrave në kategorinë „Young Entrepreneurs“ dhe 1 skuadër në kategorinë „ Engineering“.

(marrë dhe përshtatur nga: www.jugendinnovativ.at)

Dy skuadra përfaqësojnë Shkollën Austriake në gjysëm finalen e „ Rini Inovative“

Dy skuadrat përfaqësuese të shkollës sonë (Projekti „Wordclock Albanisch” dhe „Marianne Graf Schule“) ia dolën deri në gjysëm finale. Për këtë arritje shkolla jonë u shpërblye nga shkolla teknike Mödling me çmimin „ Shkolla austriake më krijimatrinë më të madhe jashtë vendi“ me një shumë prej 500, €-, të cilat do të shfrytëzohen për projekte të ardhshme. Skuadra më e mirë u vlerësua skuadra me projektin „”Marianne Graf Schule”, e cila u përzgjodh në finale dhe fitoi një shumë prej 350,- € për të financuar kostot e projektit.

Qëndrimi në Vjenë u shfrytëzua për të marrë pjesë në një shfaqe në Muzeun Teknik „ Mjeshtër në Minierë“ dhe për të parë një shfaqje tensioni të lartë.
Ngeli shumë pak kohë për të bërë pazar, pasi në program ishte dhe vizita në labirintet dhe përqafimi i gurëve të harmonisë në Schönbrunn. Bjorna Kalaja dhe Gelirt Ramadani, dy nxënës të klasës 3a, të cilët për momentit ndjekin një semester në shkollën teknike Rennweg, na shoqëruan gjatë kësaj vizite.

1

Dhënia e çmimit për shkollën Austriake “Peter Mahringer” si shkolla me krijimtarinë më të madhe të vitit 2014
Nga e majta në të djathtë:
Konsulle e Nderit për Shqipërinë, Marianne Graf, MinR Mag. Gabriele Winkler-Rigler, SC Mag. Wolfgang Stelzmüller, Dr. Gerhard Walzel, MinR Mag. Anneliese Ecker

Projekti “Wordclock Albanisch“
Në më shumë se 50 orë pune u ndërtua dhe u programua pothuajse përfundimisht një orë. Ideja krijuese e ndërtimit të orës përveç gjuhës shqipe
është dhe koncepti i prodhimit. Brenda mundësive, duhet që të gjitha pjesët të jenë prodhuar në Shqipëri dhe materialet të jenë kryesisht nga Shqipëria. Një Bus I2C lidh komponentët elektrik të orës. Prodhimi me dorë i të gjithë komponentëve bën të mundur që ndërtimi të jetë sa më fleksibël. Një qark me rreth 200 elementë furnizon 100 diodat e ndritshme. Për të mundësuar një dizenjim harmonik u limuan ndarjet e fjalëve në shqip dhe u gjet një zgjidhje gjeniale e problemit ku koha shkruhet në vetëm 9 rrjeshta.

Orsola dhe Gelirt në prezantimin e “Engineering Projekte “ Wordclock Albanisch

2

Skuadra “Wordclock Albanisch” nga e majta në të djathtë
Halis Lici (Design), Orsola Simoni (drejtuese projekti), Ledisia Ujka
(dokumentim), Rebeka Shkrivani (programim), Marina Simoni
(Assembling), Renat Quku (drejtues projekti, programim dhe shpikës i rradhës së fjalëve): “ ORA ËSHTË DYMBEDHJETË PA DHJETË “

Dr. Gerhard Walzel

Sukses në finalen e konkursit midis shkollave në mbarë Austrinë „Jugend Innovativ 2014“ (Rinia inovative 2014) – Vend të tretë në kategorinë“ Young Enterpreneur“ me biznesplanin „Shkolla Marianne Graf“.
Grupi i përbërë nga Paula Gjergji, Xheronina Rrotani dhe Rina Çekaj (Klasa 3b) fituan me projektin „Marianne Graf Schule“ vendin e tretë, me një çmim prej €1000,- në finalen e „Jugend Innovativ“ 2014 ne kategorinë „Young Enterpreneur“, ku konkuronin rreth 90 projekte nga e gjithë Austria.
Sipas sloganit „Sepse çdo njeri është i ÇMUAR“, vajzat kanë realizuar një biznesplan për hapjen e një shkolle, e cila ju ofron nxënësve me aftësi të kufizuara një mundësi për të mësuar një profesion. Shkolla mban emrin e Marianne Graf, e cila njihet jo vetëm në Austri, por edhe në Shqipëri për angazhimin e saj nga sociale. „Për një ide kaq të mirë duhet menduar edhe më tej“, – u shpreh Marianne Graf, Konsulle e Nderit e Shqipërisë në Austri.
„Të arrinim deri në finale dhe të vizitonim përsëri Vjenën ishte një fitore më vete. Ne kemi prezantuar 3 dite radhazi në panair idenë tonë si dhe nevojën e Shqiperisë për një shkolle të tillë. Të gjithë njerëzit e pranishëm atje ishin të interesuar dhe kuriozë të dinin më shumë për shkollën austriake në Shkodër dhe jetën në Shqipëri. Gjatë panairit kemi prezantuar disa herë para jurisë si dhe kemi dhënë intervista të shumta për gazetat dhe televizionin“,- shprehën tri vajzat.

Gernot Scheffknecht

3