Konkursi në fushën e informatikës-IT Challenge Day

Pas suksesit të vitit e kaluar, konkursi i informatikës „IT Challenge Days“ u vijua edhe këtë vit për të dytën herë rradhazi me 15.05.2015. Aktiviteti u drejtua nga Michael Maschek dhe mësuesit e IT-së Welat Abdall, Rupert Kumpusch, Faik Nushi, Hajro Plaku, Christine Penz dhe Adeel Umar, të cilët kishin përgatitur gjithsej 7 sfida për nxënësit e klasave të nënta si dhe të viteve të dyta të shkollës së mesme. Nga këto klasa ishin krijuar 24 skuadra, të cilët me një angazhim maksimal luftuan për fituar pikë gjatë sfidave të ndryshme.

Gjatë etapave të ndryshme u testuan njohuritë e nxënësve në fushat: rrjete, teknikë mediatike dhe sisteme. Më shumë rëndësi kishin aftësitë tjera si: koordinimi frytdhënës i skuadrës, shpejtësia dhe menaxhimi i problemeve në raste urgjente, për të pasur shanse për të hipur mbi podiumin e ndërtuar me kompjutera të vjetër apo për të marrë çmime.

Çmimet ishin në formë artikujsh elektronikë, çmime në lek, bluza me dizhenjon e Challenge Day, si dhe një kupë e përgatitur me qarqe posaçërisht për këtë aktivitet. Fituesit e „IT Challenge Days 2015“ janë publikuar në http://challengeday.htl-shkoder.com/.
I përgëzojmë dhe i falenderojmë të gjithë për pjesëmarrjen!

Falenderoj gjithashtu të gjithë mësuesit që morën pjesë në organizim! Bashkëpunimi me mësuesit ishte shumë i mirë dhe kur sheh fytyrat e nxënësve që shkëlqejnë dhe zellin e tyre për të punuar, mund të them se ia ka vlejtur i gjithë mundi!
Ju presim në edicionin e tretë të “Challenge Days„.

Sepse informatikë do të thotë më tepër se ZERO dhe NJËSHA.

Michael Maschek, 21.5.2015

2015-05-15-11.46.44

2015-05-15-11.46.53

2015-05-15-12.28.13-HDR

DSC_0001a-(32)

DSC_0001a-(34)

DSC_0001a-(43)

DSC_0001a-(51)

DSC_0592

DSC_0598

DSC_0604

DSC_0605

DSC_0633

DSC_0642

DSC_0649

DSC_0659

DSC_0665

DSC_0667

DSC_0670

DSC_0673

DSC_0683

DSC_0694

DSC_0699

DSC_0705

DSC_0709

DSC_0729

DSC_0738

DSC_0743

DSC_0744

DSC_0748

DSC_0768

DSC_0781

DSC_0783