Aktivitet informativ i EUIC për Shkollën Austriake “Peter Mahringer”

Më 28.2.2014 u zhvillua në sallën e „European Union Information Centre Shkodra“ (EUIC), për nxënësit e Shkollës Austriake “Peter Mahringer” një aktivitet informativ. Nxënësit e klasave të 2 dhe 4 mund të merrnin informacione në lidhje me programin „Erasmus“ të Bashkimit Europian.
Pjesëmarrës ishin nga ana e zyrës së Informacionit : Miriam Neziri Angoni (Team-Leader EUIC Shkodra-Vlora), Shehiada Piraniqi (drejtuese në EUIC Shkodra) dhe Yngve Engstroem (Heads of Operations, EU-Delegation Tirana). Nga Shkolla Austriake morën pjesë përveç 25 nxënësve edhe drejtoresha Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoresha Sidita Bazhdari. Pas prezantimit u zhvillua një diskusion i zjarrtë. Drejtoresha dhe nxënësit falenderuan EUIC për mundësinë që nxënësit tanë të informohen nga një burim i sigurtë rreth mundësive mbështetëse që ofrohen pas përfundimit të karrierës së tyre shkollore.

Gerlinde dhe Manfred Tagini

3

1

2