Shkolla teknike Shkodër takohet me shkollën teknike Braunau

„Pjesa e parë“: Klasa 2b ka 23 nxënës dhe me kaq nxënës mund të formojë 2 skuadra futbolli plus lojëtarët rezervë. Në mësime nxënësit janë herë në mbrojtje e herë gjuajnë penallti. Kur është e nevojshme e gjithë klasa hyn në sulm dhe arrin rrezultate maksimale.

Ndodh rrallë të bëjmë „faul“ me nxënësit tanë, por deri tani kemi arritur vetëm te kartoni i verdhë, i cili ka mjaftuar për t´i bashkuar të gjithë si skuadër.

Klasa jonë ka mbaruar vetëm „pjesën e parë“ pas vitit të tretë në shkollë (ata kanë edhe tre vite tjera në shkollë). Kjo është arsye e mjaftueshme për të festuar me një udhëtim në Austri.

Këtë herë shkuam në qytetin e vogël të Braunau, në një HTL (shkollë e mesme teknike) që ka të njëjtin fokus si ne. Nxënëset dhe nxënësit tanë takuan atje të rinj të moshës së tyre, kaluan së bashku një javë dhe njohën pak nga kultura austriake.

E kishim të qartë që ky udhëtim do të na kushtonte më shtrenjtë se sa menduam.

I kërkuam mbështetje Lionsclub Braunau, Konsullit të Nderit së Austrisë në Shqipëri Gjergj Leqejza dhe përfaqësuesi të prindërve Dr. Astrit Beci. Të gjithë na mbështetën pa shumë burokraci. Në fund patëm dhe përkrahjen financiare tërajonit OÖ. Këto financime na ndihmuan jashtë mase në realizimin e planeve tona. Ju falenderojmë nga zemra të gjithëve!

Me 23 Prill morëm rrugën. Pas 23 orëve e gjysëm udhëtim me autobuz dhe katër kontrolleve kufitare, mbërritën mirë në Braunau, por ishim shumë të lodhur. Atje patëm një program të ngjeshur. Të hënën ishte në program një vizitë tek B&R, një firmë për zhvillimin Soft- dhe Hardware-ve. Më pas u nisëm për në Salcburg.

Të martën, në shkollën e mesme teknike u njohën nxënësit e të dy klasave me njëri-tjetrin. Nxënësit tanë lanë përshtypje shumë të mira përmes prezantimit të vendit dhe shkollës së tyre. Ata dhanë informacione të përgjithshme mbi historinë dhe kulturën e Shqipërisë. 200 nxënëset dhe nxënësit e shkollës teknike Braunau ishin entuziastë, çka e treguan edhe duartrokitjet e tyre të rrëmbyera.

Nxënësit dhe nxënëset e shkollës së mesme teknike në Braunau i treguan miqve në shkollën dhe i ftuan në orët e mësimit. Pas dy orësh u takuam sërish dhe pamë para nesh të rinj të gëzuar që bisedonin me shumë entuziazëm me njëri-tjetrin. Pasditja e mbylli këtë ditë, ku të rinjtë u shpërndanë nëpër qytet në grupe të vogla të përzier dhe zgjidhën një kuic, si dhe bënë disa intervista në rrugë.

Ditën tjetër ishte në program një vizitë në „Ars Elektronica“ në Linc, kurse të enjten në Mynih. Gjatë udhëtimit patëm rast të njohim më mirë njëri-tjetrin. Në darkën e fundit na shoqëruan edhe disa nxënës dhe nxënëse nga Braunau dhe mundëm të rikujtonim dhe një herë kohën që kaluam së bashku.

Të premten në orën 8 u ndamë nga nxënëset dhe nxënësit nga Braunau. Pati edhe disa ndarje emocionuese dhe premtime nga nxënësit se do të ruanin lidhjen me njëri-tjetrin.

Nuk mendojmë se lidhja me nxënësit nga Braunau do të përfundojë me kaq. Nxënësit nga Braunau dëshirojnë të na e kthejnë vizitën në Shkodër. Do ta shohim vitin tjetër shkollor nëse një projekti i tillë i madh do të mund të realizohet. Në gjë është e sigurtë: këta të rinj kanë pasur mundësi të përjetojnë një kulturë tjetër,e cila përpara ka qenë për ta krejt e panjohur.

Foto