Ndihma nga Kryqi i Kuq Rinor i Austrisë

Me datën 8 Nëntor 2011, përmes ndërmjetësimit të shkollës Austriake „Peter Mahringer“, mbërriti një transport me mallra ndihme në Shqipërinë e Veriut. Peter Pesek, Karl Schmutz, Josef Kromoser dhe Gerhard Kopp, nga autoritetet drejtues për rajonin Amstetten dhe Waidhofen/Ybbs të Kryqit të Kuq Rinor të Austrisë, mblodhën nga shkolla dhe institucione të ndryshme të të dy rajoneve kompjutera dhe paisje tjera teknike, të cilat u kontrolluan nëse funksionojnë dhe më pas u transportuan në Shqipëri.

Nga probleme gjatë kontrolleve në kufinjtë e ndryshëm, pati vonesa të konsiderueshme gjatë rrugës, por që në fund mallrat e transportuar në dy kamionë të vegjël mbërritën në gjendje të mirë në destinacion. Direkt pas mbërritjes në Shqipëri, patëm mundësi të vizitonim Shkollën e Mesme në Bajzë dhe shkollën 9-vjeçare në Pjetroshan (të dyja në rrethin e Malësisë së Madhe).

Në mënyre festive iu dorëzuan simbolikisht kompjuterat drejtorive të të dyja shkollave. Ardian Lulaj, në funksionin e drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Rrethit, i falenderoi për ndihmën dhe theksoi bashkëpunimin midis Austrisë dhe Shqipërisë në përgjithësi, si dhe bashkëpunimin e mirë dhe të gjatë ndërmjet Shkollës Austriake dhe Rrethit të Malësisë së Madhe në veçanti.

Pas kryerjes së formaliteteve në doganën e Shkodrës, delegacioni vizitoi Shkollën Austriake „Peter Mahringer“, ku u shkarkuan dhe përkohësisht u depozituan mallrat. Në fund u zhvillua një vizitë në ambientet e shkollës e drejtuar nga Rosela Lufi, Edmira Shqau dhe Marsida Smajli. Për shkak të vonesave ishim të detyruar të anullonimin vizitën në Drejtorinë Arsimore Shkodër dhe vizita në shkolla të tjera në rrethin e Shkodrës, si dhe u anullua një qëndrim më i gjatë në qytetin e Shkodrës.

Në mëngjes herët më 9 Nëntor, delegacioni u nis për në Amstetten dhe Waidhofen/Ybbs. Drejtoria e shkollës Austriake „Peter Mahringer“, falenderon në emër të shkollave, të cilat mundën të pajisen me kompjutera, Kryqin e Kuq Rinor Austriak për ndihmën dhe në veçanti zotërinjtë: Peter Pesek, Karl Schmutz, Josef Kromoser dhe Gerhard Kopp për bashkëpunimin e mirë dhe për ndihmën e dhënë shkollave shqiptare.

Gerlinde Tagini

Foto