Zoti Jemineh ka fat

Z. Jemineh është i ulur me gruan e tij në tavolinë dhe po ha Knödel, (toptha brumi, ushqim tipik austriak). Poshtë tavolinës qëndron qeni. Gjatë drekës z. Jemineh tregon se sa fat ka, pasi po i ndodhin gjëra të bukura.

Një ditë kur po dilte nga shtëpia, u pengua duke u rrokullisur nëpër shkallë. Por kur u ngrit përsëri, gjeti çelësin fatsjellës, të humbur prej kohësh. Pas kësaj atij i ndodhën edhe shumë gjëra të tjera të pabesueshme.

Të gjitha këto ngjarje i paraqitëm me anën e një pjese teatrore dhe kërcimi. Koreografinë e kërcimit e përgatiti kërcimtarja Cecilia Ferber. Me shumë ndjenjë ajo arriti të vendoste pjesët e ndryshme të tekstit në lëvizje.

Pasi përfunduam përpunimin e pjesëve të tekstit dhe ngjyrosjen e materialeve, për klasën e 8a, filluan tre ditë të lodhshme provash. Vëmendja, qetësia dhe guximimi ishin të domosdoshme në shumë role. Nuk është e lehtë të jesh një këmbë tavoline apo kur qeni i Jemineh, Ferdinand rrëzoi kështjellën prej rëre apo kur Jemineh duhej të rrinte pezull në ajër apo…

Puna që bëmë mori vlerësimin e saj dhe publiku na falenderoi me shume duartrokitje.

Reagimi i nxënësve: Projekti me ka pëlqyer, sepse

• kemi kaluar shumë bukur

• kam mësuar shumë gjëra të reja

• u ka pëlqyer shumë miqve dhe prindërve të mi

• kërcimtarja ka ardhur nga Austria vetëm për ne

• në fund doli një pjesë e mrekullueshme teatrale

• kemi punuar shumë dhe në fund ishim të rraskapitur

• Cecilia ishte një “mësuese” e mrekullueshme

Si është reagimi i znj. Färber (koreografes)?

Asaj i pëlqeu mënyra se si nxënësit janë të gatshëm për të mësuar gjëra të reja si dhe kureshtja e dukshme e tyre. Ajo u habit, se si pjesa më e madhe e tyre përpiqeshin të komunikonin me të në gjuhën gjermane (vetëm pas një viti studimi të gjermanishtes) dhe flisnin shumë rallë në gjuhën angleze. Është kaq e bukur të dallosh gëzimin e të rinjve gjatë punës dhe të shohësh se si të gjithë përpiqen të japin mendimin e tyre dhe më të mirën nga vetja.

„Ky ishte një projekt i financuar nga Ministria e Arsimit, Artit dhe Kulturës së Austrisë dhe i mbështetur nga KulturKontakt Austria në kuadër të iniciativës “ Shkollat Austriake jashtë Austrisë –Vende të dialogut ndërkulturor”.

Bernd Herta

Foto