Festa e Shoqatës e Miqësisë Shqipëri- Austri

Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Austri organizoi në bashkëpunim me Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ organizoi një festë me rastin e Festës së Mësuesit me 5 Mars në Bibliotekën e Universitetit .

Nxënësve të klasës së nëntë iu dha rasti për të bërë shfaqjen e tyre të parë në publik.

Përralla e Vëllezërve Grimm “ Peshkatari dhe gruaja e tij“ u lexua nga Zonja Herta si pjesë e parë leximi në mësimin e Gjuhës Gjermane dhe më pas lindi ideja që ta vëmë në skenë si pjesë dramatike. Të gjithë implementët e pjesës teatrale u përgatitet dhe u vizatuan nga vetë nxënësit dhe rolet u luajtën me dedikim shumë të madh.

Për pjesën muzikore u kujdesën Zoti Herta bashkë me një kitarrist dhe dy këngëtare Vitit te parë.

Njëri grup i Gjuhës Gjermane nga e 1C krijoi një Fotoroman, të cilin e përgatitën gjatë mësimit të Gjuhës Gjermane dhe të Teknikës së Mediave. Rezulatitin e punës nxënësit e paraqitën për publikun në formën e Prezantimit PowerPoint.

Foto