Sukses në finalen e konkursit midis shkollave në mbarë Austrinë „Jugend Innovativ 2014“ (Rinia inovative 2014) – Vend të tretë në kategorinë“ Young Enterpreneur“ me biznesplanin „Shkolla Marianne Graf“.
Grupi i përbërë nga Paula Gjergji, Xheronina Rrotani dhe Rina Çekaj (Klasa 3b) fituan me projektin „Marianne Graf Schule“ vendin e tretë, me një çmim prej €1000,- në finalen e „Jugend Innovativ“ 2014 ne kategorinë „Young Enterpreneur“, ku konkuronin rreth 90 projekte nga e gjithë Austria.
Sipas sloganit „Sepse çdo njeri është i ÇMUAR“, vajzat kanë realizuar një biznesplan për hapjen e një shkolle, e cila ju ofron nxënësve me aftësi të kufizuara një mundësi për të mësuar një profesion. Shkolla mban emrin e Marianne Graf, e cila njihet jo vetëm në Austri, por edhe në Shqipëri për angazhimin e saj nga sociale. „Për një ide kaq të mirë duhet menduar edhe më tej“, – u shpreh Marianne Graf, Konsulle e Nderit e Shqipërisë në Austri.
„Të arrinim deri në finale dhe të vizitonim përsëri Vjenën ishte një fitore më vete. Ne kemi prezantuar 3 dite radhazi në panair idenë tonë si dhe nevojën e Shqiperisë për një shkolle të tillë. Të gjithë njerëzit e pranishëm atje ishin të interesuar dhe kuriozë të dinin më shumë për shkollën austriake në Shkodër dhe jetën në Shqipëri. Gjatë panairit kemi prezantuar disa herë para jurisë si dhe kemi dhënë intervista të shumta për gazetat dhe televizionin“,- shprehën tri vajzat.
Gernot Scheffknecht, Paula Gjergji, Xheronina Rrotani, Rina Çekaj