Entrepreneurship Summit 2014: Pjesëmarrja shqiptare në “European Entrepreneurship Award”

Më 24 nëntor udhëtuan për në Vjenë 4 nxënëse nga klasa 4A së bashku me drejtuesin e tyre të projektit, profesorin Gernot Scheffknecht. Ato ishin të ftuar të merrnin pjesë në konkursin „Young Entepreneur“ në kategorinë „Ide biznesi“ me planin e tyre të biznesit „BLITZ Open Air“.
Më 25 nëntor ora 15:00 programi filloi me një shëtitje në qytetin e Vjenes ku ishin të pranishëm të gjithë pjesëmarrësit e konkursit. Ne patëm mundësi të njihnim Vjenën historike edhe pse ishte shumë ftohtë, ia kaluam bukur dhe mësuam shumë fakte interesante rreth qytetit. Në darkë patëm mundësi të takonim ish-mësuesat tonë (Gerhard Walzel, Patrick Schmöllerl dhe Brigitte Grabner) dhe ia kaluam shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Konferenca e Entrepreneurship dhe konkursi u mbajtën më 26 nëntor. Në orën 8 filloi filluam me ndërtimin e stendave. Secilës skuadër iu dha mundësia të prezantonin identë e tyre të biznesit. Pas fjalëve përshëndetëse të organizatorit Johannes Lindner, prezantuam përpara jurisë idenë tonë „BLITZ OpenAir“. Gjate ditës u organizuan Workshops dhe seminare të ndryshme, ku nxënësit morën pjesë sipas interesit dhe dëshirës së tyre. Patëm mundesi të njihnim kultura të tjera, pasi kishte përfaqësues nga shumë vënde të ndryshme si Angli, Bosnje, Bullgari, Hungari dhe Gjermani.
Pasdite ishte ndarja e çmimeve ku skuadra jonë fitoi çmimin „Award of EXCELLENCE“. Ishte një emocion i madh ngjitja në skenë përballë gjithë atij publiku. Me këtë rast duam të falenderojme sponsorin tonë bankën e Austrisë për mundësinë e dhënë: udhëtimin në Vjenë dhe pjesëmarrjen në Entrepreneurship.
Në darkë u mblodhëm edhe një herë së bashku, kohë perfekte për të ndarë emocionet së bashku. Një këngëtar i njohur i operas, në sallat historike të bashkisë antike të Vjenës, shoqëroi ceremoninë e mbylljes.
Më 26 nëntor ora 13:00 ishte kthimi për në Shqipëri. Kaluam një kohë të bukur së bashku dhe jemi shume të kënaqur që arritëm të sillnim me vete edhe një çmim. 😉
Iris (4a)

photo 5(1)

unnamed

unnamed (1)

unnamed (2)

unnamed (3)

unnamed (4)

unnamed (5)