Mbyllja e kursit të gjuhës gjermane Vau i Dejës

Që në vjeshtë të vitit 2014, në kuadër të projektit “Deutsch in Nordalbanien” („ Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut“ ) të financuar nga Ministria Austriake e Arsimit, BMBF, koordinuar në vend nga Shkolla Austriake “Peter Mahringer” u zhvillua edhe në Vau i Dejës një kurs i gjuhës gjermane për nxënësit e shkollës 9-vjeçare.

Më 4 Prill 2014 u mbyll ky kurs. Në prani të drejtorit të shkollës, Gjergj Dodani dhe të koordinatorit të gjuhës gjermane në shkollë, Markus Offner, u ndanë çertifikatat e pjesëmarrjes nga mësuesja e gjuhës gjermane Sonila Halluni dhe nga drejtuesi i projektit Manfred Tagini. Tre nxënës me arritje të veçanta morën si dhuratë fjalorë Gjermanisht-Shqip dhe Shqip-Gjermanisht. Si falenderim për bashkëpunimin e suksesshëm Manfred Tagini i dhuroi drejtoreshës së shkollës nëVau i Dejës disa fjalorë të tjerë dhe një CD-Player. Drejtori Gjergj Dodani dhe drejtuesi i projektit Manfred Tagini theksuan bashkëpunimin e mirë mes tyre dhe shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me sukses edhe vitin e ardhshëm shkollor.

4.4.2014, Manfred Tagini

2014 04 04-2 47 Shkodra - ÖS - Sprachkursende und Zertifikatsübergabe in Vau i Dejes

2014 04 04-2 48 Shkodra - ÖS - Sprachkursende und Zertifikatsübergabe in Vau i Dejes

2014 04 04-2 59 Shkodra - ÖS - Sprachkursende und Zertifikatsübergabe in Vau i Dejes

2014 04 04-2 60 Shkodra - ÖS - Sprachkursende und Zertifikatsübergabe in Vau i Dejes

2014 04 04-2 64 Shkodra - ÖS - Sprachkursende und Zertifikatsübergabe in Vau i Dejes

2014 04 04-2 68 Shkodra - ÖS - Sprachkursende und Zertifikatsübergabe in Vau i Dejes