Mbyllja e kursit të gjuhës gjermane në Mjedë

Që në vjeshtë të vitit 2014, në kuadër të projektit “Deutsch in Nordalbanien” („ Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut“ ) të financuar nga Ministria Austriake e Arsimit, BMBF, koordinuar në vend nga Shkolla Austriake “Peter Mahringer” u zhvilluan edhe në Mjedë dy kurse të gjuhës gjermane për nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Më 5 Prill 2014 u mbyllën këta kurse. Në prani të drejtoreshës së shkollës, Zyra Heta dhe të drejtoreshës së Shkollës Austriake, Gerlinde Tagini, u ndanë çertifikatat e pjesëmarrjes nga mësuesja e gjuhës gjermane Alma Deja dhe nga drejtuesi i projektit Manfred Tagini. Si falenderim për bashkëpunimin e suksesshëm Manfred Tagini i dhuroi drejtoreshës së shkollës në Mjedë disa fjalorë të tjerë dhe një CD-Player. Drejtoresha Zyra Heta dhe drejtuesi i projektit Manfred Tagini theksuan bashkëpunimin e mirë mes tyre dhe shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me sukses edhe në të ardhmen.

5.4.2014, Manfred Tagini

DSCN5061

DSCN5062

DSCN5068

DSCN5079

DSCN5084

DSCN5085

DSCN5102

DSCN5103

DSCN5128

DSCN5130