Përurimi i sallës sportive

Me 23. Shtator 2010 u inagurua, palestra e re, me prezencën e sekretatit të përgjithshëm Wolfgang Stelzmüller, Konsullin e Nderit të Austrisë në Shkodër Gjergj Leqejza dhe MinR Dr. Friedrich Fröhlich nga këshilli i fondacionit të shkollës austriake.

Pasi ndërtimi përfundoi në kohë u bë e mundur që edhe inagurimi festiv të zhvillohej sipas planeve. Patëm nderin që të kishim pranë nesh jo vetëm sekretarin e përgjithshëm në Ministrine Austriake të Arsimit, Mag. Stelzmüller dhe MinR. Fröhlich nga këshilli i fondacionit të shkollës, edhe konsulli i nderit i Austrisë në Shkodër ishte prezent . Në program mori pjesë edhe këngëtarja Dorina Garuci (e bërë e njohur përmes fitores së vendit të dytë në „Ethet Shqiptare“).

Palestra e re, e cila është ndër më modernet dhe më të bukurat në Shkodër, nuk do të shërbejë vetëm për zhvillimin e orëve të edukimit fizik, të cilat deri tani kanë qenë të vështira të zhvillohen në dimrin e gjatë dhe me shira të Shqipërisë, por do të jetë në dispozicion të nxënësve edhe për aktivitete të kohës së lirë. Përveç kësaj kjo palestër është menduar edhe për zhvillimin e aktiviteteve të tjera shkollore.

Foto