Shfrytëzimi i energjisë rreth nesh

Me 9 Maj klasat e teta vizituan Hidrocentralin në Vau Dejes në kuadër të projektit në lëndën e Fizikës shoqëruar edhe me orë të lëndës Sisteme teknike M ës. Cristin Penz dhe me orë të letërsisë të M ës. Brunilda. Në hyrje të veprës na përshëndetën specialistë të Hidrocentralit . Ato na përgëzuan që një shkollë teknike po interesohet për mundësitë praktike të njohjes së Hidrocentralit si nje nga burimet me kryesore te energjise elektrike ne Shqiperi, q ë plotëson rreth 90% të nevojave për energji .Më të vjetrit kujtojnë se shkolla edhe më parë ka qenë e lidhur edhe me ndërmarrje prodhimi .Për nxënësit është e nevojshme ,ta prekin në praktikë atë që mësojnë . Nxënësit kanë mësuar ligjin e natyrës të shndërrimit dhe të ruajtjes së formave të energjisë,të cilat njeriu i vë në shërbim për qëllime të dobishme. Ato do të shihnin se si ligji zbatohet në parimin e punës së Hidrocentralit.
Inxinieri Kolec Gjeluci na shoqëroi në sallën e turbinave ku ishin të vendosur 5 agregate që prodhojnë 250 MW fuqi të instaluar. Cdo agregat –spjegon inxhinieri –lidhet me transformatorët që e transmetojnë energjinë për të ardhë pastaj në shtëpijat tona. Cdo agregat ka panelin e kontrollit qe lidhet me sallen e komandes.
Për momentin-, tha inxhinieri,- janë në punë dy turbina. Por të gjitha turbinat mbahen në gatishmëri për të hyrë në punë. Nxënësit panë maketin e hidrocentralit . Ato dëgjonin me vëmendje inxhinierin që u spjegonte nevojën e krijimit të liqenit për një rezervë ujore të mjaftueshme, me kapacitet aktiv rreth 580 hm3 ujë. Pastaj u ngjitën sipër te diga e Qyrsaqit ku ndodhet Liqeni i Hidrocentralit .Nxënësit kuptuan se uji që bie nga nje lartesi me nje diference mbi 70m zotëron energjinë potenciale të nevojshme që të transmetojë në turbinat poshë prodhimin e energjisë elektrike. Shfrytëzimi i Kaskadës së Drinit ka sjellë dobi në menaxhimin e ekonomisë shqiptare.
Të gjithë nxënësit ishin shumë të interesuar, dëgjonin me vemendje dhe bile mbanin shënime. Ky projekt do të kurorëzohet në shkollë në orët e fizikës.
Të kënaqur e të gëzuar u bë një ndalesë pushimi pranë pikës turistike “Dea”.
Rrugën e kthimit e kaluan me këngë . Sa bukur kur orët e mësimit zhvillohen ndonjëherë jashtë orëve tradicionale brenda klasave. Projekte të tilla nxisin dhe aktivizojnë mendimin krijues bile edhe të atyre nxënësve që nuk mësojnë me qejf teorinë, por janë mjaft të talentuar në praktikë.

Mesuesja Loreta Prela

7.1

6.1

5.1

4.1

3.1

2.1

1