Festat e 28 dhe 29 Nëntorit në shkollën tonë

Me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit shkolla Austriake “Peter Mahringer”, organizoi një aktivitet, në të cilin morën pjesë shumë talente të kësaj shkolle. Aktiviteti u drejtua nga mësuesja e gjuhës dhe e letërsisë I.Memçaj edhe B.Biba dhe si gjithmonë në mbështetjen e jashtëzakonshme të drejtoreshës Gerlinde Tagini dhe të nëndrejtoreshës Sidita Bazhdari. Ky aktivitet u hap me tingujt e himnit kombëtar, të shoqëruar me kitarë nga maturanti Boris Alibali. Më pas në skenë u ngjitën recituesit e talentuar dhe grupi i valles së të 9.a e të 9.b, për të vazhduar më tej me zërat brilante të Orselës, Ajdit, Mondit, Gretës, Lidjes, Roselës (pjesmarrëse dhe tek The Voice of Albania), që interpretuan në mënyrë të mrekullueshme këngë të ndryshme të shoqëruara më shumë entuziazëm nga nxënësit që ndodheshin në sallë. Ky aktivitet u përmbyll me zërin e këngëtarit të talentuar shkodran Tedi Paçrami dhe me urimet më të perzemërta, të shoqëruara me një buqetë të bukur me lule, me rastin e ditëlindjes së drejtoreshës sonë.

Foto