Burimet e energjisë dhe shfrytezimi i tyre

Tashmë cdo vit në lëndën e fizikës për klasat e teta, mësimet teorike të kapitullit “Shndërrime të energjisë” konkretizohen me viziten e nxënësve në hidrocentral si një burim i rëndësishem i energjisë në vendin tonë. Teoria e mësuar në orët e mësimit pikërisht për llojet e energjisë , ligji i transformimeve dhe ruajtjes së energjisë ndihmojnë për të kuptuar se njeriu, njohuritë shkencore i ka vënë në shërbim për qëllime të dobishme. Nxënësit do të shihnin se ky ligj më së miri ka krijuar mundësinë që të shrytëzohet energjia e lartësisë dhe e rrjedhjes së shpejtë të ujit të Lumit Drin si burim bazë për prodhimin e enegjisë elektrike aq e rëndësishme për jetën.
Inxinieri Kolec Gjeluci na shoqëroi në sallën e turbinave ku ishin të vendosur 5 agregate që prodhojnë 250 MË fuqi të instaluar. Cdo agregat –spjegon inxhinieri –lidhet me transformatorët që transmetojnë energjinë elektrike për të ardhë pastaj në shtëpijat tona. Cdo agregat ka panelin e kontrollit që lidhet me sallen e komandës. Për momentin-, tha inxhinieri,- janë në punë dy turbina. Por të gjitha turbinat mbahen në gatishmëri për të hyrë në punë. Nxënësit panë maketin e hidrocentralit . Ato dëgjonin me vëmendje inxhinierin që u spjegonte nevojën e krijimit të liqenit për një rezervë ujore të mjaftueshme, me kapacitet aktiv rreth 580 hm3 ujë. Pastaj u ngjitën sipër te diga e Qyrsaqit ku ndodhet Liqeni i Hidrocentralit .Nxënësit kuptuan se uji që bie nga nje lartesi me nje diference mbi 70m zotëron energjinë potenciale të nevojshme e cila në turbinat poshtë transformohet në energji elektrike. Shfrytëzimi i Kaskadës së Drinit ka sjellë dobi të pallogaritshme në menaxhimin e ekonomisë shqiptare por jo vetem.
Të gjithë nxënësit ishin shumë të interesuar, dëgjonin me vemendje mbanin shënime e bënë edhe foto pasi ky projekt do të kurorëzohet në shkollë në orët e fizikës duke u vleresuar me notë. Me të dhënat që morën nxënësit në grupe do të paraqesin të dhënat për burimet e energjisë pranë vendbanimit të tyre me zingjirin e transformimeve të llojeve të energjisë duke pershkruar edhe funksionimin e hidrocentralit.

Loreta Prela

1

2

3