Olimpiada e gjuhës gjermane

„Pjesëmarrja është gjëja më e rëndësishme“: me këtë moto në zemër u nisën më 17 Mars në Tiranë tri konkurrentet guximtare që të provonin njohuritë e gjuhës gjermane në nivele të ndryshme në olimpiadën e gjermanishtes, organizuar nga Shoqata e Mësuesave të Gjermanishtes.

Orsela Dervishi përfaqësoi shkollën 9-vjeçare në dy disiplina „dëgjim“ dhe „lexim“ dhe arriti një rezultat të shkëlqyer.

Amela Mraja dhe Ruama Shala nga vitet e dytë, jo vetëm kaluan me sukses disiplinat „dëgjim“ dhe „lexim“ në nivelin B2, por dëshmuan njohuri shumë të mira edhe në prezantimin me gojë. „Njerëz në lëvizje“ ishte tema që grupi prej tre anëtarësh duhej të prezantonte para komisionit pas një përgatitje prej 60 minutash. Përveç kompetencës gjuhësore me rëndësi ishin edhe aftësia për të punuar në grup dhe kreativiteti.

Në lojë ishte shumë, bëhej fjalë për bursa rinore katër javore në Gjermani për verë 2012. Të dyja vajzat – Amela dhe Ruama- arritën rezutate të mira. Nga 4 bursat rinore, që iu shpërndanë këtë ditë konkurentëve më të mirë vetëm njëra u fitua nga shkollat jo- PASCH. Kjo bursë i kaloi Amela Mrajës nga klasa 2b e Shkollës Austriake, e cila e bindi komisionin me prezantimin e saj të jashtëzakonshëm gojor. Për të gjithë pjesëmarrësit u dhuruan libra dhe bluza.

Ju përgëzojmë ju vajza guximtare me gjithë zemër dhe ju falenderojmë për angazhimin tuaj falë të cilit shkolla jonë u përfaqësua kaq mirë!

Johanna Mallinger

Foto