Liana Shpani zë vendin e dytë në Olimpiadën e Matematikës

Liana Shpani i solli shkollës austriake vendin e dytë në Olimpiadën e Matematikës, e cila u zhvillua me 9 janar midis shkollave të qytetit të Shkodrës. Rezultatet e shkëlqyera në të gjitha lëndët dhe talenti e dhuntia e saj në shkencat natyrore krenuan Shkollën Austriake.
Liana u përgëzua nga Drejtoresha e shkollës znj. Tagini edhe për rezultatet e shkëlqyera të arritura në Vjenë, ku zhvilloi edhe semestrin e parë në Shkollën e Mesme për Teknologji Informacioni HTL Ungargasse.

Suksese

Sidita Bazhdari, 10.2.2016

DSCN9099

DSCN9101