“ Dita e dyerve të hapura” në shkollën Austriake “Peter Mahringer”

Tradita në shkollën Austriake “Peter Mahringer” vazhdon. Ashtu si çdo vit tjetër edhe këtë vit me datë 20.03.2012 në orën 14:00 në shkollën tonë u zhvillua “Dita e dyerve të hapura”, ku mund të numëronim rreth 70 të ftuar. Këte ditë ishin të ftuar prindër dhe fëmijë që dëshironin të shihnin ambjentet e shkollës sonë, të njiheshin me strukturën e saj dhe të ndiqnin zhvillimin e një ore mësimi. Për këte arsye u zhvilluan oër të hapura në lënde të ndryshme mësimi si: anglisht, gjermanisht,letersi dhe lënde kompjuterike. Ky aktivitet u organizua nga klasa 3a nën mbikqyrjen e profesor Gernot Scheffknecht (mësues i lëndës “Menaxhim Projekti”) dhe me mbështetjen e drejtoreshës sonë Gerlinde Tagini. Secili nga nxenesit kishte një detyrë të caktuar si në organizimin, informimin apo rregjistrimin e nxënësve të rinj. Ishte një ditë e suskseshme dhe ne u argëtuam shumë.

Foto