Dita e nënës në shkollën tonë

Me rastin e festave të 7-8 Marsit, në Shkollën Austriake „Peter Mahringer” u zhvillua një konkurs krijimtarie nga 2 klasat e 8 nën drejtimin e mësueses së letërsisë Irma Memçaj (Dashi).
Shfaqja u hap me një prezantim në power point me në qendër figurën e nënës dhe fragmente të shkëputura nga krijimet e nxënësve. Më pas u përcollën shumë emocione nga krijimet e nxënësve dhe juria vendosi që të gjitha krijimet meritonin vendin e parë.
Mes duartrokitjesh e atmosfere të bukur festash, u bënë dhe urimet përshëndetëse nga drejtoresha Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoresha Sidita Bazhdari.

Gëzuar Festat!

Irma Memçaj, 9.3.2015

IMG_5972

IMG_5980

IMG_5983

IMG_5987