NË FESTËN E LULEVE

Shkodra mban traditën e luleve. Gjithmonë me 6 Maj lulet mbushin oborret e shtëpijave ,rrugët dhe ballkonet. Eshtë kënaqësi ta shohim qytetin tonë si bleron mes shumëllojshmerisë së ngjyrave. Aroma e trëndafilave, karaifilave dhe zambakëve shpërndahen në gjithë hapësiren e Shkodres.
Dikur oborret e shtëpijave private ishin të mbushura me të gjitha llojet e luleve. Por edhe sot shtëpijat shkodrane me oborr kane vëllenjte e luleve të rrethuar me gurë të rrumbullakët.
Cdo 6 Maj lulet e Shkodrës kane festën e tyre. Ato çelin me gonxhe të mëdhaja dhe me gonxhe të vogla.
Edhe këngët e Shkodrës i këndojne luleve: ” Karaifilat qe ka Shkodra, sa te bukur jane”.
Aroma e luleve hyri edhe në hapësirën e shkollës sonë. Nxënësit tanë të klasave të teta menduan se si t’i bashkoheshin festes së qytetit. Secili prej tyre mësoi që të krijonte kurora me lule të fresketa. Ata zbukuruan me lule kapelet, syzet, bluzat. Çdo djalë në xhepin e këmishes kishte një lule. Vajzat mbanin varëse me lule, syze me lule.
Kostumet e bukura austriake dhe kostumet kombëtare shqiptare të zbukuruara me lule i jepnin hijeshi grupit të nxënësve që dolën në qytet për të festuar dhe dhuruar lule.
Shportat e mbushura me lulet e stinës sigurisht janë pjesa e qytetit të Shkodrës. Të gjithë fëmijet kishin dalë për të festuar. Shkodra ishte në festë dhe lulet në festë. Fëmijët në festë si lulet më të bukra të një stine që nuk mbaron kurrë.
Pranë Eglanit dhe Drinit që kishin veshjet e ndryshme që përfaqësonin dy kulturat shqiptare- austriake, ndodheshin po kështu vajzat Martina me Juelën me kostumet tona kombëtare dhe Gertruda me Fregen me veshjet Austriake.
Nuk janë thjesht veshje por pas tyre kemi një respekt dhe integrim të kulturës austriake në kulturën shqiptare. Ndoshta rastet e festave e tregojne edhe më shumë këtë lidhje që është e pranishme çdo ditë në shkollën tonë. Aroma e luleve të pranverës sjellin edhe flladin e lehtë të erës së alpeve austriake nga krahinat e ndryshme, Tiroli dhe Steiermark.
Aty ku ishte ngritur tribuna e festës pranë prefektures nxënësit tanë u ftuan nga organizatorët të këndonin e të kërcenin. Mes nesh erdhi edhe drejtoresha e drejtorisë arsimore znj. Erjeta Sinani me znj. Inspektore të DAR Shkodër.
Nxënësit dhuruan lulet mes shtrëngimit miqësor të duarve dhe urimit:

Gëzuar festën e luleve. Përshumvjet Shkodër.

15.10

14.10

13.10

12.10

11.10

10

9.10

8.10

7.10

6.10

5.10

4.10

3.10

2.10

1.10