Bibliotekë– prezantimi i librave të rinj

Më 7 nëntor u zhvillua në bibliotekën e Shkollës Austriake “Peter Mahringer” një prezantim i librave shqiptarë. Në aktivitetin e drejtuar nga Irma Memçaj, u prezantuan librat e rinj shqiptarë në bibliotekën tonë, midis të cilëve vepra të rëndësishme të letërsisë botërore ashtu si dhe vepra të autorëve shqiptarë. Mbresëlënëse ishte dhe videoja e prodhuar nga nxënësi i klasës së 3A, Halis Lici, i cili kishte përmbledhur koleksionin e ri të librave. Drejtoresha, Gerlinde Tagini, theksoi gjatë fjalimit rëndësinë që ka të lexuarit libra në shoqërinë tonë. Biblioteka është e hapur çdo ditë në pushimin e drekës , numri në rritje i librave që merren hua, tregon se bibloteka po shfytëzohet gjithnjë e më tepër.

7.11.2013; Manfred Tagini

1

2.1

3.1