Vizitë në shkollë nga kompania Verbund/Energji Ashta

12.11.2013

Të martën, më 12.11.2013, vizituan shkollën tonë z. Dietmar Reiner, menaxher i projektit Verbund-International GmbH, z. Norbert Hiesleitner, drejtues projekti i Energji Ashta dhe dy bashkëpunëtor shqiptarë të Energji Ashta. Që në fazën e ndërtimit të hidrocentralit në Ashtë, u krijua një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet shkollës dhe Energji Ashta. Si rrjedhojë gjatë viteve 2012 dhe 2013 tre nxënës dhe nxënëse të viteve të 4 kryen praktikën në Ashtë, dhe disa nga nxënësit tanë punuan deri në mbylljen e projektit në verën 2013 me kohë të pjesshme në Ashtë. Dy nxënësit më të mirë të shkollës sonë morën në vitin shkollor 2011/12 bursa për gjithë vitin shkollor. Vizitorët nga premtuan se në të ardhmen do të kemi një mbështetje të mëtejshme përmes bursave apo vendeve të praktikës. Nxënëset e klasës 2AS4 (Liana Shpani, Dea Smakaj dhe Endrin Hoti) prezantuan strukturën dhe sistemin e shkollës. Në përfundim të vizitës u prezatuan ambjentet e shkollës sonë.

Gerlinde Tagini

1

2.1

3.1