Vizitë në shkollë nga shefi i seksionit në Ministrinë e Arsimit, z. Huber dhe drejtori t të KKA, z.Kowař.

Më 11 Qershor 2013 vizitoi Shkollën Austriake një delegacion nga Ministria e Arsimit, Artit dhe Kulturës së Austrisë me në krye, Hanspeter Huber, shef i seksionit përgjegës për shkollat austriake jashtë vendit . Shefi i seksionit, Mag. Hanspeter Huber, drejtori i KulturKontakt Austria, Mag. Gerhard Kowař, Alexandra Mader, nëpunëse në Minsitrinë e Arsimit , e cila përveç të tjerave është përgjegjëse për Shkollën Austriake në Shkodër, konsulli i nderit së Austrisë në Shqipëri, Gjergj Leqejza, dhe emisarja për bashkëpunim në fushën e arsimit në Tiranë, Sabine Schubert, dëgjuan një prezantim mbi shkollën tonë të përgatitur nga Greta Makaj, Raela Salja dhe Kristian Kelmendi.

Pas një shëtitje në shkollë dhe takimi me mësuesit austriakë dhe shqiptarë vijoi konkursi i planit të biznesit më të mirë.
Shefi i seksionit, z. Huber, i cili ishte në shkollë edhe me rastin e inagurimit të saj në vitin 2008, ishte i mahnitur me zhvillimit e shkollës, me arritjet e nxënësve dhe i uroi drejtoreshës dhe mësuesve suksese të mëtejshme. Drejtoresha e shkollës, Gerlinde Tagini, falenderoi Ministrinë e Arsimit , Artit dhe Kulturës së Austrisë për mbështetjen e shkollës në Shkodër. Ajo shprehi dëshirën që bashkëpunimi me KulturKontakt Austria, me ndihmë të së cilës u realizuan shumë projekte, të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gerlinde Tagini