Vizitë e “Tirol pro Albania”

Më 7 Prill 2014 vizitoi Shkollën Austriake “Peter Mahringer” një grup nga një organizatë humanitare,”Tirol pro Albania”. Pas një shëtitje në ambiente e shkollës dhe një bisede me drejtoreshën e shkollës, Gerlinde Tagini, vizitorët famullitari Erwin Gerst, specialisti i ekonomisë Alois Wegscheider, Ing. Horst Lebeda, specialisti i ekonomisë Fritz Unterberger dhe famullitari i Velipojës, Don Vlash Palaj, patën shkas të shkëmbenin eksperiencë në klasën 5A. Organizata humanitare “Tirol pro Albania” është aktive që prej disa vitesh në Shqipërinë e Veriut e sidomos në rajonin Shkodrës e Velipojës.

7.4.2014; Manfred Tagini

2014 04 07 05 Shkodra - ÖS - Besuch Tirol pro Albania

2014 04 07 11 Shkodra - ÖS - Besuch Tirol pro Albania